Kreu Analizë EDI RAMA – KUFOMA POLITIKE QË ENDE ECËN!

EDI RAMA – KUFOMA POLITIKE QË ENDE ECËN!

0
11

Shkruan Naim Flamuri

Edi Rama, pas 14 vjetësh pushtet, keqqeverisjeje, skandalesh dhe akuzash për korrupsion, është kthyer në simbolin e një pushteti që duket se ka humbur çdo lidhje me përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Pushteti e ka shpërfytyruar. Etja për pushtet, arroganca dhe përbuzja ndaj njerëzve e kanë zhveshur nga çdo pretendim për shtetari. Një kërm coftinë, kufomë politike që ende ecën, flet nga foltorja e Kryeministrisë edhe sillet sikur Shqipëria është pronë private e tij! E këta edhe të vjedhin, kurse qytetarët të paguajnë gjoba pse protestojnë! E kjo është logjika e përmbysur e një pushteti që, sipas kritikëve të tij, tregohet më i ashpër me zërin e qytetarëve sesa me dyshimet për abuzimet e pushtetarëve. E kur qytetari ngre zërin, i del përpara gjoba. E kur denoncohet korrupsioni, fillojnë justifikimet. E kur kërkohet llogari, pushteti mbyll radhët. Por një kryeministër nuk është pronar i shtetit, e as populli nuk është shërbëtor i tij. E shteti nuk është mburojë për pushtetin, por përgjegjësi ndaj qytetarëve. E një pushtet që kërkon heshtjen e qytetarëve, e ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi, ka hyrë në konflikt me vetë arsyen edhe pse ekziston shteti. Shqipëria s’ka nevojë për sundimtarë e që e trajtojnë kritikën si krim e pushtetin si pronë. E ka nevojë për drejtësi të barabartë, llogaridhënie e dinjitet njerëzor.
Sepse pushtetet mund të zgjasin, por asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. E asnjë kryeministër nuk është mbi popullin!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu