Presidenti Donald Trump mbërrin në kishë

0

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i shoqëruar nga familja e tij dhe figurat kryesore të administratës së ardhshme, e nisën ditën e inagurimit si president duke ndjekur meshën në Kishën e Shën Gjonit në Uashington DC.

Pas Trump në kishë mbërriti zëvendëspresidenti JD Vance i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Usha Vance.

Më pas mbërritën dhe fëmijët e Trump, të shoqëruar nga mbesat dhe nipërit e tij.

  

Ndërkohë që mbështetës të shumtë të Presidentit mbërritën në Uashington DC në prag të betimit për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara.

Me kapele “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish” mbështetësit e Trump tashmë kanë filluar të zënë vendet e tyre brenda Capital One Arena – disa orë përpara se Donald Trump të mbajë fjalimin pas betimit të tij zyrtar në Kapitol.

Ceremonia, që tradicionalisht mbahet jashtë selisë së Capitol Hill, është spostuar në ambiente të brendshme për shkak të temperaturave të acarta, që pritet të bien në minus 13 gradë.

Pas betimit, Trump do të mbajë një fjalim drejtuar kombit, ndërsa më vonë ai do të marrë pjesë në tre ceremoni që do të mbahen në mbrëmje, me orën lokale. Rreth 200 mijë mbështetës pritet të vizitojnë qytetin për të shënuar kalimin e pushteteve.

Në fjalimin e fundit të mbajtur të dielën, Trump premtoi nënshkrimin e një seri urdhrash ekzekutivë që në ditën e parë si kryetar shteti. Të njëjtën ditë, një manifestim u mbajt në Uashington kundër planeve të tij sa i takon ndryshimeve të klimës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu