Opozita shqiptare thërret protestë kombëtare më 8 shkurt, ora 17:00 para kryeministrisë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare në Tiranë më datë 8 shkurt.

Në konferencën për mediat kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen para kryeministrisë në orën 17:00 në atë që e konsideroi se do jetë “protesta më e fuqishme”.

“Të shtunën shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë Të gjitha hollësitë dhe ora e protestës do të njoftohen shumë shpejt. Por e shtuna e 8 shkurtit është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë”- u shpreh Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu