Ashtu siç të gjithë shqiptarët kanë dëgjuar në vetë të parë, një dëshmitarë të dorës së parë, si Arben Ahmetaj, i cili theksoi se pas çdo projekti ku ka shumë para qëndron vetë Edi Rama, ky i fundit vijon me të njëjtën skemë të mashtrojë shqiptarët dhe të krijojë skema vjedhjeje.
Edi Rama jepte urdhëra për fikjen e radarëve Mimi Kodhelit që të kalonin rehat trafikantët e drogës Adriatikun, dhe sipas dëshmisë së Ahmetajt, ai ka qenë ideatori i kanabizimit të vendit dhe e ka vijuar projektin edhe pse ka patur kundër 5 ministra, ndër ta edhe Ahmetajn vetë.
Më vonë Edi Rama prodhoi lajm, por zero punë, me satelitët, Albania1 dhe Albania2, për të cilët tha se do monitorojnë kanabisin, por rezultati është zero dhe miliona euro të shqiptarëve të shkuara dëm, sigurisht jo jashtë xhepit të Ramës.
Pasi siç deklaroi po ish-krahu i tij i djathtë, Edi Rama ka hisen e tij në çdo arterie ekonomike të vendit, konçensione e kudo.
Vjedhje me spektakël, mund të quhet gjithë strategjia 12 vjeçare e Ramës në pushtet.
Sa më spektakolar prezantimi i projektit, aq më spektakolare vjedhja që u bën taksave të tyre.
Inceneratorët kanë qenë gjithashtu një prezantim spektakolar.
Po ashtu Air Albania. Nuk ka një rast të dytë në historinë e Shqipërisë që të jenë përdhosur në mënyrë të tillë figurat kombëtare, Naimi, Migjeni…me të cilët emërtoi avionët dhe më pas i përdori si taksi personale derisa e falimentoi kompaninë me kapital edhe taksat e shqiptarëve.
Dhe projekti më i fundit është projekti i survejimit me kamera të vendit, projekt të cilin Rama thotë se to da bëjë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do t’i vijë në ndihmë policisë.
Nuk është vështirë të hamendësohet se çfarë qëndron edhe pas këtij projekti, është e njëjta skemë me ato të sipërcituarat.
“Qeveria do ta ndihmojmë Policinë e Shtetit me një instrument të ri, do të kemi një transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale, i pasuruar edhe e Ai që do i japë mundësinë policisë së shtetit që në kohë reale, përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem fillimisht, do të fillohet me 20 qytete mos gabohem.
Së shpejti fillon edhe investimi që i njëjti sistem të hyjë në rrugët kombëtare, do të fillohet me 200 km e para, dhe ai sistem do të japë mundësinë që ankesat e çdo qytetari të jenë të verifikueshme në kohë reale. Edhe kur qytetari ankohet me të drejtë, ka raste që bën telefonatë për të nxjerrë një inat me një komshi, por këto janë pjesë e jetës.
Dhe sistemi verifikon jo thjesht me fotografi të përgjithshme, por me personin emrin mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penale.”, tha Rama.