Edhe 1 hajdut 2 orë në SPAK, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike merret nën hetim (VIDEO)

0

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka qëndruar për dy orë në SPAK paraditen e sotme, ku është marrë në pyetje.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Myzyri është marrë person nën hetim për dy vepra penale “Shkelje barazish në tendera” dhe “Pastrim parash”, lidhur me tenderin e Unazës së Madhe.

MCN Live mëson se nga dita e sotme Jonaid Myzyri është i regjistruar si person nën hetim për këto dy vepra penale, prokuroria do i drejtohet gjykatës me një kërkesë për pushimin e hetimit, ose të mbledhë prova shtesë për masë sigurie.

Prokuroria mund të mbledhë prova, të kryejë sekuestro, ta vendosë nën hetim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu