Heshtja e një shpirti aristokrat…

0

Shkruan Defrim Cani

Së fundmi, për shkakun e refuzimit që unë kam pasur ndaj Sali Berishës, veçmas që pas vitit 2013, jo se kam besuar në atë që quhet “burrë shteti” që në 1992, se një burrë-shtetas ka të tjera të dhëna në personalitet dhe trashëgimi, por pas vitit 2021, kur PD kërkohej të bëhej prej ti mburojë përballë SHBA- ve dhe perëndimit, personalisht në këtë komunikimin publik, por dhe postën e padukshme të fb, jam kërcënuar, fyer katundarisht dhe në stilin berishist, narrativën e njohur të tij prej bolsheviku dhe enveristi.
Njerëz ferrash, spiunë, hajdutë, zagarë, të pisët e të ndotur, njerëz gjirizesh, që shkruajnë hipur mbi gomarë, apo në pushimin kur janë duke prerë drutë në pyll, gjëja më normale e tyre është t’i turren kundërshtarit të bajraktarit të tyre apo thënë ndryshe ilakes, kushëririt krahinorë, por dhe ish atij që një pjesë e atyre i ka bërë deputetë, ministra, policë, shefa, gardistë, brigadierë gjelbërimi apo portierë, pasi Saliu nuk harron, ta kërkon nderin. Nëse nuk të ka çuar në gjykatë kur ka kuptuar se ke vjedhur, ta kujton vjedhjen dhe të kërkon ushtarin e tij.
Më së shumti, 2021 ishte thirrje për rekrutim të kësaj kategorie njerëzish, në mbrojtje të Saliut nga SHBA- të dhe Anglia për shkakun e NonGratës.
8 janari ishte preludi i një lufte, veçmas për ata që ende nuk ishin në llogoren e Saliut. Me çdo kusht PD duhej të ishte e tij, dhe këtë luftë e kuptonte cilido që e shihte dhe nga larg “teatrin” shkatërrimtarë të PD. Prehat vazhduan radhë pas radhe t’i shkojnë tek oborri, ndërsa ai i numëronte me gisht, si numërohet bagëtia, a janë të gjitha në mbrëmje!
PD më të shkatërruar nuk mund të gjendej së brendshme, armiqësia e saj ishte vertikale dhe horizontale, ndërsa “praktika e prehës” dukej se i mbante në një sofër llapaqenët, frikacakët, servilët dhe gardën e Saliut.
Rama, me instinktin e hollë të njohjes së mjedisit politik, natyrisht ai kishte spiunët e tij dhe korrierët me Saliun (aleancë publike që në 2008, kur me ligjin zgjedhorë Saliu i projektoi piedestalin e përjetshëm Ramës), dhënia e vulës, logos dhe selinë Saliut ishte fitorja në tavolinë e Ramës jo vetëm në 2025, por dhe 2029, Rama nuk është kaq idiot që e ka lançuar “Shqipëria 2030″. Këtë pakt mos e dyshoni aspak. Të vetmen gjë, ndoshta dhe se në PS, Rama din gjendjen e brendshme në PD, madje para ca ditësh, ai tha, se po të jem në drejtimin e PD, unë e sjell në pushtet.
Saliu, që nga viti 1992 është ndoshta politikani dhe drejtuesi i një partie politike që ka shpikur dhe sajuar armiq, por ajo më banale dhe më absurde është me Lulzim Bashën.
Praktika, qorollepsja shkoi deri aty, sa tha se NonGrata më ka bërë Lulzim Basha, ndërkohë kur McGanigall bashkë me Ramën po i bënin varrin, një varr në përgatitjen e të cilit kanë marrë pjesë dhe jo pak njerëz që sot janë rreth Berishës. Berisha shpalli luftën më të verbër lidhur me këtë fakt, sa njoftoi se Lulzim Basha, sapo të shkelë në Amerikë do të ndalohej. Asgjë nuk ndodhi, përveçse u kuptua se kjo tentativë ishte e egër, arrogante dhe e qepur keq si nga Rama dhe nga Berisha, por që SHBA-të thanë, se nuk është e vërtetë.
Sali Berisha si një recidivist i pandreqshëm nuk foli kurrë për këtë nonsens banal dhe i paburrëri.
Mekanizmi i njohur, i linçimit publik, një përvojë nga koha kur ai ishte komunist, e për më tepër sekretar partie, është një mjet për të mundur dikë tjetër. 55 milion mesazhe denigruese, që nga 2017, veçmas pas 2021, kur Sali Berisha lëshoi ushtrinë e mercenarëve të tij, u derdhën më gjitha format, si një murtajë mbi personin, figurën dhe aktivitetin politik të Lulzim Bashës.
Zgjedhjet 2025 ishin krejt të qarta. Ligji zgjedhorë, kandidaturat, lista e mbyllur, sondazhet, performaca mediatike, butaforia, rrena publike për heqje të NonGratës etj, e parathonin humbjen, por kjo s’ka rëndësi fare për Saliun, gardën prej 44 ushtarësh e ka në parlament. Armiku i tij dhe Edi Ramës, Lulzim Basha nuk do të jetë në parlament.
Dhe Lulzim Basha po hesht, natyrisht duke kuptuar armiqësinë që rreth 133 deputetë të kryetarëve kanë me të për llogari të Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Në personin e Lulzim Bashës prevalon kultura, etika, integriteti, luajaliteti dhe stofi i politikanit dhe diplomatit.
Dukshëm, qartë dhe si dëshmi që nuk mund ta zhbëjë jo Saliu e Rama, por askush tjetër, Lulzim Basha ka një epërsi të rëndësishme në historinë politike dhe institucioneve të këtij vendi përballë njërit dhe tjetrit, pasi është ministri i vizave (vizat janë hapi i parë në integrimin evropian), është ministri i infrastrukturës rrugore, një projekt i guximshëm dhe largpamës, është ministri i NATO- s, një nga hapat e qartë afër sigurisë kombëtare e atë euro- atlantike në një kohë të vështirë, ndërsa si shtetarë vendorë, është kryebashkiaku më qytetarë dhe më strategu për zhvillimin e Tiranës.
Pas zgjedhjeve 2025, Lulzim Basha, njëri nga më të votuarit në historinë elektorale- politike të PD nuk do të jetë deputet.
Kush politikë e ka luksin të lejë jashtë parlamentit një politikan si Lulzim Basha, veç profili i Enver Hoxhës që vriste shokët e tij, për të krijuar vitalitetin e vet politik e bënte këtë.
Dhe pas zgjedhjeve, unë si shumë si unë, përballemi me pyetjet e fshatarëve, berishistëve e ndonjë partiçke tjetër; sa mirë, Lulzim Basha e mbylli karrierën politike etj, etj- ku është Luli?.
Ahmet Zogu, në njërën nga rastet, kur politika arsimore kritikohej ashpër nga një kundërshtar i tij publik, Ivanaj i famshëm, ai (mbreti) e thirri, madje e priti pas orarit zyrtar dhe i tha, – meqë ti mendon se unë nuk po bëj mirë në arsim, ju kam vendosur të iu bëj ministër arsimi, bëjeni atë që mendoni!”, dhe kështu ndodhi.
Lulzim Basha ka një shpirt fisnik, një qytetari prej qytetari dhe një raport shtetari me punën e tij.
Dukshëm ai e ka mundur Saliun, jo vetëm duke qenë një shtetar brilant, por katër vite më parë (katër vite më parë, kur Edi Rama nuk kishte kaq njerëz të tij në burg dhe qeli), dhe pa paterica LSI (sot PL) mori vota më shumë se çdo herë tjetër në historinë e PD, por ligji i Saliut e Ramës (made inMarrëveshja e mesnatës 2008), natyrisht nuk do ta bënte fitues.
Lulzim Basha ka pse të jetë krenar, dhe mbështetësit e tij.
Koha nuk kursen askënd, i nxjerr të vërtetat nga varri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu