Afera “Partizani”, sot caktohet treshja që do të gjykojë Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë

0

Në Gjykatën e Posaçme, ditën e sotme do të mbahet shorti për të zgjedhur tre gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjykuese në procesin kundër dosjes “Partizani”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe biznesmenët Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.

Vendimi i gjyqtares së seancës paraprake, Floreja Davidhi, është dorëzuar zyrtarisht, duke i kaluar çështjen për gjykim.

Treshja e gjyqtarëve duhet të mos ketë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake. Për këtë arsye në shortin e sotëm do të jenë 14 gjyqtarë të shkallës së parë të GJKKO pasi Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi janë të përjashtuara për shkak të ligjit. E para si gjyqtare e hetimeve paraprake për Partizanin dhe e dyta si gjyqtare e seancës paraprake.

Kjo treshe gjyqtarësh më pas do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha duhet të paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, e cila është vendosur nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Dhëndri i tij, Malltezi, ndodhet në arrest shtëpie që prej vitit 2023.

Ndërkohë, përveç tyre, në këtë dosje janë të përfshirë edhe biznesmenët Begeja dhe Bektashi, si dhe noterja Pustina.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për mbështetje para ambienteve të SPAK-ut në lidhje me këtë proces.

Masa ndaj Berishës, “detyrim paraqitje”, u caktoi më 5 janar 2025 gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili rrëzoi pjesërisht vendimin paraprak të 27 nëntorit 2024, me të cilin Berisha u lirua nga arresti shtëpiak pas më shumë se 330 ditësh.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu