Debati mbi “eskortat VIP” dhe privilegjet e bosëve të krimit në burgje ka nxjerrë në pah një ngjarje të rëndë që ndodhi vite më parë në burgun e grave.
Ish-drejtoresha e këtij institucioni, Xhoi Jakaj, ka treguar publikisht për herë të parë arsyen pse u ndaluan takimet speciale në burgun e grave.
“Takime speciale ka pasur edhe te gratë. Por ndodhi një tragjedi. Në një takim të zgjatur, burri vrau gruan brenda dhomës sepse ishte një freskuese me kabull të gjatë. Zakonisht montohet kabulli pas përdorimit, por atë ditë nuk ishte bërë. Pas asaj ngjarjeje, ndaluam menjëherë çdo takim të tillë,” – u shpreh Jakaj.