Ilrijan Celibashi dikur një nga eksponentët e Partisë Socialiste dhe aktualisht kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve njihet për afera të shumta korrupsioni dhe dëmtimit të procesit të zgjedhjeve të paktën 4 vitet e fundit. Askush nuk ka arritur ta kallëzojë penalisht në SPAK të paktën mbi tenderat korruptivë që ai i jep oligarkëve dhe klientëve të lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Partinë Socialiste.
Vetëm në këtë vit zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka dhënë tre tendera pa garë në vlerën e mbi 205 mijë eurove klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana nëpërmjet kompanisë së tij “R & T” sh.p.k.
Ja tre tenderat që Ilirjan Celibashi i ka dhënë klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana:
1- “Shërbim për ngritjen e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në VNV, VNVJ dhe transmetimit në kohë reale në KQZ” me vlerën e 149,983,980 milionë lekëve të vjetra.
2- “Shërbime TIK live vote 2025 për brenda dhe jashtë vendit” me vlerën e 21,794,333 milionë lekëve të vjetra.
3- “Shërbim dhe materiale për përgatitjen e kamerave në QV, për zgjedhjet e vitit 2025” me vlerën e 33,787,340 milionë lekëve të vjetra.
Përkatësisht të tre tenderat e sipërpërmendur janë dhënë pa garë në shkelje të ligjit për Prokurimet Publike ku vërehet re një standart i dyfishtë nga ana e Ilirjan Celibashit duke pasur parasysh se kompanitë e tjera që kanë fituar tenderat në këtë vit zgjedhor kanë pasur proçedurat e prokurimit në garë të hapur duke u zbatuar parimi i konkurrencës. Ndërsa për klientin e “Rilindjes” Renis Tërshana Celibashi është mjaftuar duke bërë negocim mbi terma reference me Renis Tërshanën e “R & T” sh.p.k. dhe aksionerin e Bankës Credins.