Fatos Lubonja: Tirana nën pushtetin e betonit, ndërtime nga narkotrafiku dhe paratë e pista!

0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Intervista e shkrimtari Fatos Lubonja për prestigjozen italiane, “Il Fatto Quotidiano”

Urbanistika në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por shkon më thellë: ka të bëjë me atë që unë e quaj këtu një “regjim” që mbahet gjallë, ekonomikisht duke folur, mbi industrinë e ndërtimit’.

Fatos Lubonja është shkrimtar dhe intelektual shqiptar, i njohur për të kaluarën e tij si disident dhe për angazhimin e tij në denoncimin e abuzimeve të pushtetit. Ai ka kaluar 17 vite në burg gjatë regjimit të Enver Hoxhës, nga viti 1974 deri më 1991, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj regjimit.

Fatos, është ky një pushtet i ri i tepruar?

Jo, ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë më i fortë. Mund të themi se fillimi i këtij sistemi ekonomik, politik dhe shoqëror, që nga viti 1997, ishte i tipit “berluskonian”: të pasurit e rinj shqiptarë, do t’i quaja oligarkë të pasuruar, investonin në ndërtim dhe në media, me të cilat shantazhonin ose favorizonin politikanët për të marrë leje ndërtimi. Burimet e tyre ekonomike në atë kohë vinin nga emigrantët që dëshironin të kishin një shtëpi në Tiranë. Interesi i tyre ishte të ndërtonin aty ku çmimet ishin më të larta. Ndërkohë, industria shqiptare zhdukej, por askush nuk e denonconte.

Çfarë ndodhi më pas?

U shtua nevoja për banesa, deri në kulmin e vitit 2005. Kjo u menaxhua gjithmonë me të njëjtat dinamika dhe, pasi kjo nevojë u shterua, u përhapën forma të tjera të spekulimeve dhe klientelizmit, si p.sh. në hidrocentrale. Më pas erdhi një përshpejtim dhe u rikthyem te ndërtimet. Megjithatë, në vitin 2015, kryebashkiaku Veliaj në fushatën e tij elektorale kishte premtuar zero ndërtime në Tiranë dhe se qendra nuk do të prekej.

Pse ky premtim u tradhtua?

Për disa arsye, sipas meje: vendi nuk kishte më burime ekonomike, Edi Rama – fillimisht kryetar bashkie, më pas kryeministër – ishte ambicioz dhe e imagjinonte qytetin si një zgjatim të vetes, dhe për më tepër ishte mësuar me këtë lloj pushteti të betonit.

Rreziku i pastrimit të parave

“Paratë e emigrantëve nuk mund të mjaftojnë për të financuar gjithçka”!

Në vitin 2023, sipas disa ekonomistëve, gati 90% e taksave të paguara në Bashkinë e Tiranës vinin nga sektori i ndërtimit, i pasurive të paluajtshme dhe i gjithë zinxhirit të lidhur me të. Ishte një minierë, por ata oligarkë, megjithëse të pasuruar, nuk kishin gjithë këto para.

Dhe kush i kishte?

Mafia shqiptare, narkotrafiku, para të pista. Në disa përgjime të hetimeve të kryera nga prokurori Gratteri, për shembull, ’Ndrangheta flet për Shqipërinë si për Kalabrinë e viteve ’60, për lehtësinë e ndërtimit. Kështu futesh në makinën e investimeve dhe bëhesh ndërmjetës mes krimit dhe qeverisjes së territorit.

Hotele me 10 kate që nuk arrijnë të mbushin dhomat, bëhen kulla me 40-50 kate. Rivendosen para, jepet pak punë për vendasit, politikanët dhe administrata marrin taksat e tyre dhe të gjithë janë të kënaqur.

Siç thotë një shprehje, “nafta nxirret nga toka dhe vendoset në qiell, në grataçela. Po cila është nafta e Shqipërisë?”

Pse synohet te emrat e mëdhenj të arkitekturës?

Ka nevojë për një fasadë që ta mbulojë dhe ta tregojë me lavdi këtë garë ndërtimi, një autoritet – më mirë nëse është perëndimor – që e zbukuron dhe e legjitimon.

Megjithatë, kontradiktat janë të dukshme: në planin Tirana 2030, Boeri fut idenë e “zhvillimit vertikal”, të densitetit, por për të zhvilluar dhe mbajtur një “pyll orbital” me miliona pemë, ngrihen grataçela në qendër, duke shkatërruar pa mëshirë trashëgiminë artistike e kulturore dhe cilësinë e jetës së qytetarëve/ Përktheu Alba Kepi

ortazhit që hedh hije dyshimi mbi mënyrën si është projektuar e ardhmja e kryeqytetit shqiptar dhe kush po përfiton nga kullat shumëkatëshe:

Tirana me qindra kantiere, kulla dhe çmime të larta, Zhvillimi vertikal mbi të cilin ‘vigjilon’ Rama

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu