Kreu Kryesore Vizita e ambasadorit amerikan në SPAK, Lubonja tregon detajet: Prokurorët nuk po...

Vizita e ambasadorit amerikan në SPAK, Lubonja tregon detajet: Prokurorët nuk po sillen mirë! Që kur iku Dumani janë të kapur

0
9

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vizitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, në ambientet e SPAK, duke u ndalur te ndryshimi i qasjes së përfaqësuesve diplomatikë amerikanë në vend dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me administratën e re në Uashington.

Lubonja u shpreh se ambasadori Wendt shfaqet më i rezervuar dhe me më pak protagonizëm publik, në krahasim me paraardhësen e tij, Yuri Kim.

Sipas analistit, ndryshimi i administratës amerikane ka ndikuar edhe në pozicionin e kryeministrit Rama, i cili, sipas tij, ka humbur një pjesë të lidhjeve dhe ndikimit që kishte përmes lobingjeve pranë Partisë Demokratike amerikane.

“Interesante. Na ka vënë re mungesë protagonizmi dhe tërheqjen e Ambasadës Amerikane. Jo e zakonshme këto, kur Yuri Kim ishte shumë aktive, arriti deri aty sa kërcënoi opozitën se do të hante bar. Ambasadori duket një njeri më i tërhequr, ndoshta nuk ka protagonizëm. Ka ndryshuar pushteti në SHBA, pra Rama, me ikjen e demokratëve, ka humbur një lloj pushteti që kishte nëpërmjet lobingjeve të tij, që ishin më afër demokratëve, të cilat çuan në nxjerrjen e Berishës non grata.

Këtë krah atje nuk e ka, sepse ky krah është armik me Trump. Ai e ka kthyer tani dhe thotë: si të afrohem me Trumpin. Amerikanët sot janë as mish, as peshk. Ky (Rama), për të kapur Trumpin, i dha asaj ambasadores greke gaz shqiptar. Këtë e bëri për t’i bërë qejfin asaj, se ajo ishte e lidhur me Trumpin asokohe. Ky është në tentativa për të kapur… Këtu ka të bëjë dhe integriteti i këtij gjenerali. Mund të jetë njeri i heshtur, por jo i kapur dhe të bëjë detyrën e vet me seriozitet. Më shumë s’më pëlqen heshtja, por më mirë ky sesa Yuri Kim”, u shpreh Lubonja i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” .

Një tjetër çështje ku analisti ndaloi ishte funksionimi i SPAK pas largimit të ish-kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Lubonja shprehu kritika ndaj mënyrës se si po veprojnë prokurorët, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe vendosmërinë e tyre në hetimin e çështjeve të rëndësishme.
Ai komentoi gjithashtu edhe çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se prokuroria duhet të hetojë pretendimet dhe të mos ndikohet nga presionet apo ndërhyrjet politike.
“Prokurorët nuk po sillen mirë. Që kur iku Dumani, e treguan qartë se janë të kapur. Marrin gjithë ato lekë dhe diçka do të bëjnë, por do të ikë ky regjim. Që ky regjim i ka marrë rrugët, ajo dihet, por se kur do të bjerë, nuk e dimë. Këtu po ndodhin gjëra. Edhe për Veliajn që përmendëm më herët, si ka mundësi të dërgohet ministri i Drejtësisë (Ai-Rama) kërcënon. E kupton se çfarë mund të bëhet? Ti hetoje. Mund të gënjejë Veliaj, por ti hetoje. Prokuroria nuk vepron fare, pasi nuk ka fuqi, nuk ka këllqe. Vetëm kameriera kanë 180 këtu në Shqipëri amerikanët. S’e dinë amerikanët se çfarë bëhet këtu? Ku e dimë ne? Po e dinë! E di gjithë populli shqiptar. Krim dhe korrupsion!”,deklaroi Lubonja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu