Po të mos ishte Foltorja, Rama do kishte rënë!

0
Shkruan Zef Ndreka
Skandalet e shumta që e kanë mbërthyer si metastaza këtë qeveri, do ja kishin shkurtuar jetën qeverisë Rama 3, po të mos dilte shpëtimtarë i saj, doktor Sali Berisha. Kjo është e vërteta e dhimbshme për Shqipërinë dhe shqiptarët e keq qeverisur dhe të vjedhur. Në demokraci defektet e ngadalësimeve dhe ritmeve të zhvillimit mbetën gjithmonë tek njerzit. Ndryshe nga koha e komunizmit që defekti është tek sistemi. Në rastin konkret, faji në të ashtuquajtur demokraci, mbetet tek Berisha, i cili arriti me të gjitha format dhe mënyrat çnjerëzore të coptojë PD-në, për shkakun përsonal e vetëm të psikologjisë autoritare që ka mbajtur në 30 – vite.
Dalja në foltore, pasi u shpall non grata familjarisht , e përçau Partinë Demokratike të opozitës, i shpenzoi gjithë energjinë e duhur politike, që duhej dhe mund të rrëzonte Edi Ramën nga pushteti. Që vullneti politik i shqiptarëve të vjedhur me 25 prill në zgjedhjet parlamentare, të shkonte atje ku duhej të ishte. Ai, në hallet personale futi PD-në, deri në ngatërresë me SHBA-të. Dihet se në prill 2021, janë vjedhur votat! Është bërë masakër zgjedhore! Është tjetërsuar vullneti i votuesve me “leje” dhe me miratim paraprak! Janë shpenzuar disa qindra miliona euro kot, për të blerë e siguruar votat.
Dhe përse?!
Sepse, në listën e kandidatëve për deputet ishte Sali Berisha, i padëshiruari nga Amerikanët, që e kishin futur në rreth për t’a shpallur non grata për aresyet që i shpjeguan më pas. Si mund të shpallej fituese një parti që kishte në hije bashkë kryetarin e saj non grata?! Këtë , amerikanet, ja kishin thënë me parë edhe Bashës edhe vetë Berishës. Ky mbetët gabimi fatal i kryetarit të PD-së, që e futi në listën e sigurtë për deputet. Vjedhja dhe tjetërsimi i vullnetit politik, u shoqërua me skandale korruptive të socialistëve dhe të qeverisë Rama 3.
Raporti i DASH-it e demaskoi masakrën elektorale të 2021. Vëndi po përgatitej të shkonte në zgjedhje të parakohëshme e për këtë duhej një atmosferë sa më normale, për të arritur zgjedhje të lira e të ndershme, por edhe të pranuar nga palët, si kushti themelore i vazhdimit të procesit të integrimit europian. Por çfarë ndodhi?! Ajo që tashmë është parë dhe dihet nga të gjithë. Interesat përsonale dhe familjare të Berishës, të ndërthurura me interesat e trëkëndëshit Meta-Berisha -Rama përçanë PD-në, duke dobësuar rolin opozitarë të saj dhe duke hipotekuar pushtetin e Ramës me kusht që të bëhën të pa prekshëm nga drejtësia. I gënjen mendja! Ndërkohë, pushteti dhe trëkëndëshi, vazhdojnë me korrupsionin, me abuzimet, me vjedhjet, me mashtrimet. Kështu, zgjatet pushteti abuziv, deri sa SPAK-u të arrijë aty ku duhet, tek qeveria dhe tek opozita, pra tek Rama, Meta dhe Berisha. Edhe sa do të zgjasë?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu