Nga Gërdeci te “këshillat” për Trump: Fatmir Mediu leksione për paqen Ukrainë–Rusi

0

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ka gjetur momentin e duhur për të dhënë mend edhe mbi rendin botëror. Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ai u shfaq i bindur se Donald Trump e ka rikthyer Amerikën si “autoritetin kryesor gjeopolitik”, ndërsa nuk nguroi të paralajmërojë për rreziqet e Ballkanit nëse kufijtë e Ukrainës ndryshojnë.

Mediu i përshëndeti me entuziazëm takimet e Trump në Alaska e Washington, duke i parë si shenjë të një paqeje të afërt mes Ukrainës dhe Rusisë.

Por si njohës i gjeostragjive botërore ai nuk la pa dhënë edhe një këshillë për Europën: të gjejë gjuhën e përbashkët në politikën e jashtme, pasi – sipas tij – Brukseli, Roma e Parisi flasin secili më vete.

Dhe kështu, ish-ministri i Mbrojtjes që mbahet mend për Gërdecin dhe që sot është nën hetim nga SPAK, ka marrë rolin e strategut global. Me gjasë pakkush kujtohet për suksesin e tij si Ministër i Mbrojtjes ndërsa për fat të mirë Trump dhe Europa nuk e kanë në plan të dëgjojnë këshillat e Mediut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu