Donald Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

0

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski, i është revokuar viza amerikane.

Lula e cilësoi këtë veprim si “të papërgjegjshëm” dhe shprehu solidaritet të plotë me ministrin e tij.

Revokimi, ende i pakonfirmuar zyrtarisht, lidhet me procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Jair Bolsonaro, i akuzuar për përpjekje për grusht shteti.

Mediat raportojnë se SHBA ka vendosur sanksione dhe heqje vizash ndaj zyrtarëve brazilianë të përfshirë në hetime, përfshirë edhe gjyqtarin Alexandre de Moraes.

Tensionet janë shtuar edhe më shumë nga ndërhyrjet e figurave pro-Bolsonaros në SHBA, si djali i tij Eduardo dhe influencuesi Paulo Figueiredo. Ndërkohë, administrata e presidentit Trump ka vendosur tarifa të reja mbi eksportet braziliane, si shenjë presioni ndaj qeverisë së Lulës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu