Shkruan Albert Vataj
Nëse një ditë kupton se disa gjëra në jetën tënde nuk janë në drejtimin e duhur, disa të tjera kanë nevojë urgjente për të ndryshuar, sapo ke filluar të të ndryshosh. Ndoshta leximi i qartë i situatës në të cilën ndodhesh, dhe marrja e përgjegjësive për të vepruar, është hapi i parë. Dhe, hapat e parë janë ato përcaktuesit, ato që të udhëprijnë te përpjekja, te besimi se mund t’ia dalësh.
Jepini fund së mbështeturi diku, së pranuari ndihmën e dikujt, së lejuari të jetë dikush që të drejton rrugën tënde, apo të bëhesh pjesë e një tufe, t’i nënshtrohesh logjikës së të bërit të gjërave sepse kështu e bëjnë të gjithë, të ecësh nëpër një rrugë që nuk të çon askund, i bindur se me patjetër në fundin e saj është një destinacion për ty.
Një ditë do të mbetesh pa këtë, dhe vetëm kur të rrëzohesh dhe të duhet të ngrihesh vetë, do ta kuptosh se askush nuk do të jetë aty të të japë dorën, nëse nuk është besimi yt ai që nuk të ndihmon ta bësh këtë.
Asnjë vullnet tjetër nuk është ai i fortë, aq i besueshëm dhe aq përcaktues, veç vetes tënde.
Nëse ju abuzoni me kohën që shpenzoni duke mos bërë asgjë, nuk e vrisni mëndjen për shpenzimet pa kriter, e teproni në sjellje me miqtë, nuk përpiqeni ta vendosni veten në pozitat e marrjes së përgjegjësive për të përmbushur një detyrim, s’është problem asnjë moszgjidhje problemi, etj., etj, pse u dashka që një ditë kur ju ta kuptoni se gjithçka në jetën tënde është keq, të akuzoni dikë, apo të kërkoni dikujt të vijë të shpëtojë veten tuaj.
A nuk do të ishte veprim i duhur të provoni vetë t’ia dilni, sepse askush nuk do të mund t’u nxjerrë nga ku vetja ju ka hedhur, edhe pse ai/ajo mund të dëshirojë.
Ndoshta nuk është tamam rruga që keni bërë për të ikur nga vetja ajo që të kthen, por duke u përpjekur do të mund ta kuptosh se është e njëjta, por me një ndryshim është një rrugë në një shteg të thepisur, që të duhet të ngjitesh. Mundësia për të rënë më thellë dhe më keq është po kaq e mundur sa për të dalë.
Nëse humbim kohë për të kërkuar shkaktarët dhe arsyet që na gremisi kaq keq, vetëm sa i’a pamundësojmë vetes shanset për të shpëtuar veten.
Ndoshta, “Dua ta bëj” nuk mjafton, por vetëm nga aty mund të nisesh.
Përpiqu të kuptosh se disa gjëra në jetë janë më të thjeshta se ç’duken për t’u bërë, por janë kaq të ndërlikuara që t’i zhbësh. Mos gabo që një ditë të bukur të aderosh në një grup fanatikësh fetar me shpresën se Zoti është duke të të pritur të tregojë se ç’duhet të bësh. Apo t’u besoni mediumeve dhe frymëzimeve pozitiviste, se si mund të triumfosh në jetë, se si mund të bëhesh i pasur, e më the e të thashë.
Dokrra!
Është më shumë se humbje kohe, është pështjellim i rrugës për të dalë nga ku vetja të ka gremisur.
Një dorë që zgjatet të të jep ndihmë, më shumë se të nxjerrë ku ke rënë, të tregon se duhet të dalësh. Gjithsesi, aq nuk mjafton!








