Shkruan Gjet Ndoj
Negociatat e reja mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad duken më shumë si heshtja para stuhisë, sesa si rruga drejt paqes. Kur përplasen interesa kaq të mëdha strategjike, tavolinat diplomatike shpesh shërbejnë vetëm për të fituar kohë, për të mashtruar kundërshtarin dhe për të përgatitur betejën e radhës.
Në njërën anë, SHBA kërkon shuarjen përfundimtare të ambicieve #bërthamore iraniane, frenimin e raketave #balistike dhe kontrollin e sigurt të #Hormuzit – nyja jetike nga ku kalon energjia e botës. Në anën tjetër, Irani e di se lëshimi në këto pika mund të nënkuptojë humbjen e fuqisë, dobësimin e regjimit dhe tronditjen e vetë pushtetit. Pas tij qëndron edhe hija e #Kinës, e cila nuk pranon të tërhiqet nga loja e madhe për ndikim global, ndërkohë që indirekt “aksioni edhe me mjete lufte i SHBA kundër Kinës ka nisur në Venezuelën, Panama, ndërsa tani ndeshja mes superfuqive, është ndalur për të rinisur në IRAN…
Prandaj, këto bisedime ngjajnë më shumë me numërim mbrapsht sesa me zgjidhje. Çdo orë që kalon mund të jetë afrim i një shpërthimi të ri. Rifillimi i luftës, madje zgjerimi i saj në përmasa më të rrezikshme, duket më pranë se paqja.
Bota po sheh… ndërsa fitili mund të jetë ndezur tashmë.








