Belindës i zbulohet edhe 6 milion euro në bankën e Zvicres

0

Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje të reja për hetimet e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila tashmë është marrë e pandehur. Sipas saj, çështja është shumë më e gjerë sesa është bërë publike, duke përfshirë 7–8 procedime penale për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Dokumentet e deritanishme përbëjnë vetëm ‘maja e ajsbergut’.
Llabani tha se dosja që çoi në marrjen të pandehur të Ballukut është dorëzuar në SPAK nga Partia Demokratike, e cila ka paraqitur materiale shtesë që, sipas saj, thellojnë skandalin. Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me një transfertë prej mbi 6 milionë eurosh në një bankë zvicerane në emër të Ballukut, çështje që tashmë po hetohet në nivel ndërkombëtar. Letërporosi janë dërguar në Zvicër dhe Meksikë, ku dyshohet për transferta të tjera të mëdha.
Gazetarja përmendi gjithashtu rolin e Klodian Çamit, zyrtar i Doganave, të cilësuar si ‘kutia e Pandorës’, pasi ka menaxhuar transferta financiare që dyshohet se janë bërë në emër të institucioneve shtetërore. Llabani theksoi se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një strukture më të gjerë që ka përdorur mekanizmat shtetërorë për përfitime financiare, duke ngritur dyshime për një rrjet institucional të përfshirë në skemën e korrupsionit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu