Deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi posedon 5 apartamente bashkë me bashkëshortin Enno Alimerko me burim kredi bankare, të ardhura nga pagat, konsulenca dhe trashëgimi. Zonja Luarasi deklaron dy apartamente në pronësi 100 %, me sipërfaqe 97 m2 dhe 136 m2, me vlerë 100 mijë euro dhe 120 mijë euro, me burim kredi bankare.
Deputetja Luarasi deklaron edhe dy apartamente në pronësi 50 % dhe 31 %, me sipërfaqe 95 m2 dhe 65 m2, me vlerë rreth 80 mijë euro dhe 72 mijë euro, me burim kursime dhe trashëgimi.




Bashkëshorti i deputetes Luarasi, Enno Alimerko, deklaron një apartament 100 % në pronësi të tij, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 140 mijë euro, me burim ‘trashëgimi’.
Të ardhurat nga paga dhe konsulenca të zonjës Luarasi rezultojnë mbi 60 mijë euro në vit. Të ardhurat që burojnë statusi i deputetit janë 50 % më pak se sa të ardhurat e deklaruara nga Luarasi si pedagoge dhe aktiviste e shoqërisë civile.
Ndëkaq, çifti deklaron rreth 30 mijë euro të ardhura nga qiratë. Në total të ardhurat vjetore rezultojnë mbi 100 mijë euro. Deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi posedon një makinë me vlerë 24 mijë USD. Luarasi deklaron disa llogari bankare me vlerë që në total rezultojnë mbi 80 mijë euro.








