Anti- SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti- qeveri?!

0

Shkruan Basir Çollaku

Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se s’ka shqyrtim kërkesës së Prokurorisë deri me 22 janar 2026, kur ai pret vendimin e Kushtetueses për pezullimin ose jo nga detyra të zëvendëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë as ndryshojnë udhën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur të çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë. Me një sjellje kartelesh. Po ai ka një hall. Vetveten. Kërkon të shmangë votën kundër në seancë. Ka frikë ta bëjë vetë këtë akt publikisht dhe shpreson zvarritje. Në Kushtetuese edhe po ia doli ta mbajë kanosjen në këmbë, do të marrë maksimumi një rrëzim pezullimi.
Po kërkesën për arrest?! Nuk do e shqyrtojë?!

Sërish do ta dërgojë në Kushtetuese? Do të kapë edhe një muaj kohë se janë 16 mijë faqe e duhen shumë ditë këndim?!

Po një kërkesë të tretë? Ku faqet do të jenë shtuar me prova të reja?! E dosja mund të kapërcejë 20 mijë faqe?!

Sërish në Kushtetuese? Sërish një dozë muaji shtesë?!

Me marifete kontrolli do të rrëzojë afatet?!

Se presidenti Trump ka nënshkruar një sagë të re sanksionesh për të korruptuarit dhe destabilizuesit e rajonit në Ballkan!! Me këto dosje AKSHI dhe Rama Balluku por edhe narkodosja “Rama”, sa shpejt shkruhet emri i Rama-Belës e ca të tjerëve si të sanksionuar nga USA?! Ky sevdalliu i drejtësisë që kishte bërë gjithçka vetë dhe Amerikës kishte bërë Noc Rrokun. Në fakt siç janë gjasat Noc Rroku do të flasë me KM tani së shpejti, si dy të ngjashëm të sanksionuar! Në këto dosje ai di se përmendet emri i Lindës. Di se ka në atë tjetrën të “Xibrakës” së Kokainës, emrin e Olsit. Kushedi sa arreste mund të firmosen para se të vijë 22 janari kushtetues! Mbase zyra e “Gysit” ka video e përgjime ku Rama bind Prokurorinë pa u lodhur. Mbase sky-enchro nxjerr ndonjë kod të Gjatë ku dalin xhevahire. Mbase SPAK ka arritur të mbushë dosjet e Charles e të tjera ku Rama firmos për ngjarje me efekte të mëdha korruptive. Dhe publiku mundet edhe t’i lexojë para 22 janarit ndërsa drejtësia paraburguese ia njofton të akuzuarit të gjatë.

Nuk besoj se KM është aq i gjatë dhe aq idiot, sa të besojë se e shpëton Kushtetuesja. Ajo shqyrton nëse ka përplasje te SPAK me qeverinë, ndonëse unë nuk e besoj, por kurrsesi faktin penal të abuzimeve të Ballukut. Ky qëndrim është një provokim i rëndë i drejtësisë, opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Shkeljet e Ballukut janë objekt i SPAK&GJKKO dhe askush nuk mund të ndërhyjë. Rama ka hyrë në zonën ku dardha e ka bishtin para. A do të jenë 83 deputetët në një mendje me qëndrimin pa mendje të shefit të tyre?! Edhe ata e dinë se kush është mbështetësi kryesor i këtij aksioni kundër krimit, korrupsionit, karteleve..Sanksionimet janë edhe për parti politike dhe për qeveri të tyre. Administrata Trump ka dhënë shembuj të shpejtë. Rama po investon ta marrë këtë çmim sa më shpejt. Mbase para 22 janarit, vendimit të Kushtetueses.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu