Shkruan Naim Flamuri
Nënqeshja e të paprekshmit, kur pushteti qesh me gjithçka, buzëqeshje e ngurt që tallet, ironi në rresht të parë. Me një verbëri kokëfortësie të papame, kryeministri i Shqipërisë ka nisur një përplasje frontale me drejtësinë. I kapur “me pelë për dore”, ai po përpiqet të bindë gomarin për inat të kalit, duke u sjellë si gjykatës i vetvetes, ndërkohë që skemat e vjedhjes 12-vjeçare po dalin një e nga një në dritë. Shfaqja e Belinda Ballukut, tashmë e pandehur nga SPAK – në krah të ambasadores së SHBA, Nancy VonHorn, u lexua nga publiku si një teatër i sforcuar rikuperimi. Një metaforë e qartë e përpjekjes së fundit të Edi Ramës për të rikthyer “kohët e arta”, për të zhvendosur zëvendësen e tij nga banka e të akuzuarve te karrigia pranë amerikanëve. Por kjo nuk është betejë për Ballukun. Këtë herë Rama po lufton për fatin e vet politik dhe penal. Ndryshe nga herët e tjera, kur vartësit i hidhte si kurban, tani ai ka zgjedhur rezistencën: mbajtja në detyrë e një të pandehure, sulmi i hapur ndaj SPAK, alarmi për “grusht shteti”, instrumentalizimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i imunitetit, të gjitha dëshmojnë frikë, jo forcë. Mesazhet e qarta nga Uashingtoni për luftën kundër krimit të organizuar dhe mbështetjen për SPAK e kanë tronditur balancën e tij. Rama po kërkon kohë. Balluku është diga. Një digë për të ndalur përkohësisht përmbytjen e hetimeve, derisa ai të provojë të gjejë çelësat e dyerve të reja në Uashington, me lobim, presion dhe teatër diplomatik. Vendosja e një të pandehure në krah të ambasadores së SHBA nuk është “pajtim”, por skenë. Jo sinjal force, por shenjë paniku. Jo strategji shteti, por manovër mbijetese. E sa për kujtes 33 mijë euro shishja që pi Rama, e populli pi ujë të turbulltë, 4 milion bodrum me verëra , 0 drejtësi, Vera u pi, prova u zhduk, shteti u ba han, ligji u ba shërbëtor.
Teatri me mbret mbaroi. Tani është radha e llogaridhënies.








