Kreu Anti-Mafia Dhëndrit të Majlinda Bregut i gjendet ‘iPhone’ në qelinë e burgut të...

Dhëndrit të Majlinda Bregut i gjendet ‘iPhone’ në qelinë e burgut të Durrësit!

0
29

Nga një kontroll i befasishëm që është zhvilluar në ambientet e burgut të Durrësit nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe BKH, u vërtetua se të burgosurit VIP  janë të fortët që bëjnë edhe jetë ndryshe të burgosurve të tjerë, edhe mbajnë objekte të paligjshme.

Gjatë kontrollit në godinën B është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me një karikues dhe një fishë lidhëse të improvizuar. Pajisja është marrë në cilësinë e provës materiale dhe po administrohet sipas procedurave ligjore.

Burime bëjnë me dije se telefoni dyshohet t’i përkasë të burgosurit Klevis Hoxhosmani, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar lidhur me pronësinë e pajisjes. Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e futjes së sendeve të ndaluara në institucion.

Klevis Hoxhosmani është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e Majlinda Bregut, ish-ministre e Integrimit Evropian dhe ish-deputete e njohur shqiptare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu