Ka dëme që rregullohen, por ka dhe dëme që nuk riparohen me takime, premtime e mashtrime

0

Shkruan Rifat Kullolli

Një pallat i keq shembet. Një makinë e prishur zëvendësohet. Një gabim në punë harrohet pas pak kohësh.
Por kur dëmtohet totalisht nje sektor si bujqësia e një vendi, nuk shembet vetëm një strukturë, shembet themel i jetës.
Marr shkas për këtë shkrim , nga takimi Degjese (vetëm shqiptarët nuk i dëgjon asnjiherë )të kryeministrit Edi Rama, zonjes Belinda Balluku dhe mininistrit te bujqësisë, djalit te zonës time, Andis Salla , me disa femere dhe dhe kuadro te Divjakes..
Qe ne fillim duhet ta theksojë se Tokës nuk i bërtet dot, ajo nuk del në protestë, ajo nuk ka studio televizive. Por kur ajo shkatërrohet e degjenerohet, pasojat i paguan një komb i tërë, për dekada ë dekada
Sot, dëmi në tokën bujqësore shqiptare është shumë më i rëndë sesa duket nga zyrat me ajër të kondicionuar të kryeministrit apo Ministrisë së Financave
Nuk janë vetëm arat e lëna djerrë.
Është shkatërruar sistemi.Eshte dëmtuar fondi fizik i tokës bujqësore
– Toka bujqësore ka dhe po ndryshon destinacion nga drejtimi bazë i saj ..
-Jepen leje ndërtimi në toka fushore për linja peshku , për magazinime, për fotovoltaike, për shtëpi banimi e së fundmi për fshatra turistik..
– “Doktorët e tokës”, specialistët e agronomisë, janë zhdukur pothuajse krejtësisht. Është prishur me vendime qeverie struktura organizative e Këshillit dhe kontrollit bujqësor te rrethit me specialistë të mirëfilltë agronom e zoo-veteriner , duke bërë pa efiçencë dhe ata që sot marrin rrogën, por qe nuk i japin asgjë profesionale fermës
– Mbi 80% e rrjetit kullues dhe ujitës është jashtë funksionit, tokat mbyten dimrit, digjen verës.
– Është prishur struktura e plugimit që ruante ajrosjen, pjellorinë dhe regjimin ujor të tokës.
– Nuk ekziston më qarkullimi bujqësor i kulturave, atje ku kultivohet toka lodhet, varfërohet, sëmuret.
– Skemat e plehërimit janë kthyer në improvizime, shpesh të dëmshme.
– Mbrojtja e bimëve është lënë në dorë të tregut informal, pa kontroll, pa këshillim shkencor.
– Nuk ka kartela toke, askush nuk e di realisht çfarë i mungon tokës, çfarë ka tepricë, çfarë duhet të mbillet dhe ku.
Kjo nuk është thjesht neglizhencë.
Ky është çmontim i heshtur i një sektori jetik…SPAK-u nuk duhet të hetojmë vetëm ata që vjedhin me dokumenta te dukeshme , por edhe ata që kanë denigruar një sektor të tërë që siguron 50% të të ardhurave ..
Sepse bujqësia nuk është vetëm prodhim domatesh e gruri. Bujqesia eshtë siguri ushqimore, është punësim rural, është ekuilibër social, është territor i banuar, është identitet kombëtar.
Kur bujqësia nuk ndiqet , nuk financohet, nuk kontrollohet , nuk rehabilitohet,fshati zbrazet, importet rriten, çmimet shtrenjtohen, varësia nga serbi greku, rusi ,ukraina e maqedonasi thellohet, dhe vendi humbet aftësinë për të ushqyer vetveten.
Këto dëme nuk rregullohen me takime, foto e premtime sezonale.
Toka nuk ushqehet me fjalë.
Ajo ka nevojë për investim serioz, të strukturuar dhe të kontrolluar.
Si specialist i këtij sektori prej 48 vjetësh i sugjeroj Institucioneve shtetërore perkates, që kanë dëshirë të dëgjojnë e të drejtojnë
– Krijimi i fermes se integruar , pra bashkimi i tokave te fragmentuara , si pasoje e ligjit famekeq 7501, ne zona ku lejon terreni dhe fermeri , ku eshte 100 % e mundëshme ne zonat fushore
– Ngritja e një instituti kërkimor shkencor që tu japë përgjigje nevojave të kohës.
– Ndalimi i menjëhershme i tjetërsimit të tokës bujqësore me ligje deri në ndalim fizik të abuzuesve dhe jo vetem për parkime të gabuara..
-Grante të fuqishme deri ne 200-250 milion euro në vit , të paktën për një 5 vjeçar, deri në rifillimin e vitalitetit, së pari të fermerit e pastaj të tokës, lekët e dhëna të kontrolluara rreptë nga degët e bujqësisë dhe bankat, duke monitoruar rreptë destinacionin real të fondeve të dhëna tek fermeri , deri në masa ndëshkuese për fermerët abuzues
-Rikthim i shërbimit agronomik në terren
-Rindërtim i rrjeteve ujitëse dhe kulluese brenda vitit në vazhdim
-Skema të detyruara të qarkullimit bujqësor
-Analiza toke dhe kartelë personale për çdo fermë, duke ngritur laboratorët e tokës.
Skema plehërimi dhe mbrojtjeje të bazuara në shkencë..
-Kontrolle të forta në dogana për cilësinë dhe listën e produkteve të plehrave dhe pesticideve që futen në vend ..
– Jo kryebashkiaket ne ndihme te fshatit , se fondet e dhena per fermeret do shkojme ende ne xhepat ku kane shkuar deri tani ..
Sepse bujqësia nuk ringrihet me takime qeveritare, ku nuk lejohet që fermeri te ngreje nje shqetesim, por me politika afatgjatë, disiplinë dhe dije.
Vetëm me investime të shumta, me kontrolle te forta disiplinore, mund dhe duhet te rikthejme jetën e tokës bujqësore.. .

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu