Shkruan Qamil Gjyrezi
Piktori italo-shqiptarë me famë botërore na ka lanë një vepër mjaft të mirë, qe përfaqëson mjaft mirë prejardhjen e tij dhe natyrisht formimin e tij intelektual në shkollat më prestigjioze perëndimore kryesisht italiane. Për Lin Delinë kanë shkruar shumë kritikë arti, por unë kam tentuar të bëj një analizë gjuhësore për punët e tija. Piktuara ashtu si gjuha e folur është një gjuhë e mirëfilltë, gjuhë plastike gjuhë pa emër, materiale. Lin Delija në punët e tija shprehet edhe gjuhësisht, duke na dhanë mesazhe gjuhesore. Pavetëdija e piktorit që është pjesë e arketipit shkodran ka arritur të shprehet me ngjyra dhe forma, hapsira, dhe perspektivë, nëpërmjet një fantazie dhe një intuite plot imagjinatë të shkëlqyer duke na lanë një “prozë”, “poezi”, biles edhe pjesë “muzikore” nëpërmjet gjuhës plastike, materiale të pikturës. Aftësia e kësaj gjuhe bën të mundur kuptimin e mesazheve të punëve të Delisë.
Trajtimi gjuhësisht i veprës së artit, i jep asaj kuptim, e dritëson atë duke e bërë më të përceptueshme e kuptueshme për shikuesit e studiusit. Alberto Argenton është një psikolog arti italian, i cli bën interpretime gjuhësore të veprës së artit pamor. Ai i jep gjuhes se Arteve vizive kuptim, domethenje. Argenton ka shkruar për shprehjen dhe kualitetin ekspresiv dhe për përceptimin dhe dinamikën e tij. Trajtimi gjuhësorë i punëve të Delisë, i jep domethanje dinamikës së përceptimit të Delisë që nuk është vetëm biologjik dhe e bën të mundur përceptimin e kualitetit ekspresiv të punëve të Delisë.
Para një viti, kam organizuar një aktivitet për piktorin e madh dhe jam përpjekur ta trajtoj punën e Delisë në rrafshin gjuhësorë, pikërisht semiotik.
Duke ju drejtuar kësaj discipline shkencore, studiusit e artit pamor dhe atij muzikorë, kanë arritur të zbulojnë ato pjesë të artit, të cilat kanë nevojë të dekorogen, kuptohen. Komunikimi i simboleve dhe shenjave vizive eshte i futur thellë në shpirtin e artistit, duke prezantuar ato pjesë të shpitit qe kanë nevojë të kuptohen, domethajnet e mendjes. Puna e Delisë është Delija vetë i kthyer në art, ngjyra e forma. Cdo ngjyrë dhe formë e Delisë jep një mesazh, njohja jonë që i japim neve punëve të Delisë e themelon shenjën e tij sipas Barthez. Ikona e mendjes dhe e shpirtit te Delisë është kthyer ne Simbole që është Arti i tij. Deshifrimi i kësaj ikone është mjeti për të kuptuar se cfarë ka dashtë me thanë Delija në punët e tija të realizuara shumë mirë artistikisht.
Semiotika globale, Ikona kthehet në Simbol.
Pikërisht Ikona e tij, është kthyer në simbol dhe është pjesë e veprës së Delisë. Natyrisht edhe arketipi i tij, historia, kultura tradicionale, mitika, mistika, drita, intuita idete e tij jane pjese se artit të Delisë. Ne punët e Delise duket qartë edhe pavetdëdija kolektive e Shkodres, qe dallohet në punët e tija. Jeta ne nje kulturë tjetër, Antrodoco Itali e pasuroi artin e tij teknikisht dhe rriti aftësitë shprehëse, pa ja zbehur prejardhjen e arketipit te tij.
Arti është pasqyrë e psikikës, mendjes dhe shpirtit, të Delisë.
Artisti ne vepren e artit përdor edhe gjuhën e simboleve, të cilat janë ngjyra, forma, trajta sipas psikiologjisë Gestaltiste. E gjithë kjo gjuhë, është “totaliteti” i Delisë, i cili ka pikturuar pjesë të këtij “totaliteti”, kësaj gjuhe shpitërore, e cila dekodohet nga shenjat dhe i jep kuptim. Lin Delija ka përdorur në punët e tija simbolikën nëpërmjet ngjyrave dhe formave. Aftësia e Delisë ne perdorimin simbolik te ngjyrave konsiston ne faktin se ngjyrat e Delisë kanë edhe një tingëllimë të fortë.

Lidhja ngjyrë-tingull
Në fakt piktura shprehet në planin semantik, por vokalizimi i saj ose “tingëllima e ngjyrave”, shprehen në planin sintaksorë, si togfjalësha, sipas Umberto Ecos. Ngjyrat e Delisë janë Imago vocis, imazhi zerit, të gjitha imazhe mendore te cilat kanë edhe një domethanje tingëllore. Ato te gjitha tingëllojnë dhe krijojnë një ide më të qartë, komunikim, për artin e Delisë. Imago vocis vijnë si pasojë edhe e formimit të tij vokal. Imazhet zë, duken qartë tek puna e Delisë Samaritana, ku artisti, i bën ngjyrat të “tingëllojnë”. Ngjyrat e Delisë krahas që flasin por edhe tingëllojnë dhe si të tilla kanë konotacion të dyfishtë.
Alberto Argenton shkruan për imago vocis, duke i vokalizuar ngjyrat duke i kthyer ato në tinguj. Për Argenton, piktori nuk pikturon, por i jep artit të tij edhe elementë tingëllues, vokal.
1. Fiori (lule) Punim me bojra vaji
Edhe tek puna lulet, dëgjohen qartë, tingujt e këngëve të qytetit të tij Shkodrës, të cilat kanë qenë burim frymëzimi, për piktorin e madh. Ai ka kënduar shumë mirë këngët e Shkodrës.
2. Anna Manunza
Komunikimi (shenja dhe kodi)
Punët e Delisë janë mjaft komunikative. Komunikimi ka një rol të madh për jo-verbalen, tek piktura, muzika dhe letërsia. Tingujt dhe ngjyrat komunikojnë, duke na krijuar neve një përshtypje për materialin muzikorë dhe piktorik të cilët kanë shprehje dhe koncept dhe janë një gjuhë e cila ka element shprehës si gjuha e shkruar dhe e folur, gjuhë natyrale.
Lin Delija (1926–1994) ishte piktor italo-shqiptar me origjinë nga Shkodra, i formuar dhe aktiv kryesisht në Itali. Ai njihet për pikturën figurative me karakter të fortë ekspresiv dhe shpirtëror, sidomos në artin sakral. Veprat e tij trajtojnë vuajtjen, besimin dhe dinjitetin njerëzor, me ngjyra të ngarkuara emocionalisht dhe figura dramatike. Lin Delija përfaqëson një urë kulturore mes traditës shqiptare dhe artit modern italian.
Semiotika e Lin Delise, shenja figurative me funksion shpirteror.
Në plan semiotik, piktura e Lin Delijës ndërtohet mbi shenja figurative me funksion shpirtëror. Figura njerëzore vepron si ikonë, sepse ruan ngjashmëri të drejtpërdrejtë me trupin real, por e tejkalon realizmin drejt përjetimit të brendshëm.
Ngjyra është simbol: e kuqja dhe okra shënojnë vuajtjen dhe flijimin, bluja dhe e errëta meditimin dhe heshtjen metafizike.Gjestet dhe fytyrat funksionojnë si indekse, duke treguar gjendje të brendshme (dhimbje, lutje, ekstazë), pra gjurmë emocionale të njeriut.
Në artin sakral, Delija nuk synon narracionin, por praninë e shenjës: figura e Krishtit apo e shenjtorëve bëhet shenjë e vuajtjes universale dhe e besimit njerëzor. Kështu, vepra e tij lexohet si një tekst vizual meditativ, ku shenja nuk shpjegon, por fton në përjetim.
Në plan stilistik, Delija mbetet figurativ, por me një ngarkesë të fortë ekspresive dhe simbolike. Trupi njerëzor, fytyrat e tensionuara, gjestet dramatike dhe drita e brendshme janë shenja themelore të gjuhës së tij pamore. Ngjyra nuk është dekorative, por emocionale dhe shpirtërore, shpesh në funksion të sakrales. Një vend qendror në veprën e tij zë arti fetar (Krishti, shenjtorët, martirizimi), ku piktura shndërrohet në akt meditativ. Këtu Delija përdor ikonografinë perëndimore, por e rishkruan atë me ndjeshmëri ballkanike dhe dramë ekzistenciale moderne.
Në plan semiotik, vepra e Lin Delijës funksionon si:
Ikonë – figura e shenjtë si prani vizuale
Simbol – vuajtja si shenjë universale e njeriut
Indeks – gjurma e përvojës personale të mërgimit dhe besimit
Lin Delija mbetet një zë i veçantë: një piktor i dhimbjes, besimit dhe dinjitetit njerëzor, që e bëri artin një formë lutjeje dhe dëshmie kulturore.








