Edi Rama sulmon gjykatësit në prag të vendimit të Kushtetueses për kriminelen Belinda Balluku

0

Edi Rama ka nisur një ofensivë të hapur kundër drejtësisë, pikërisht në prag të vendimeve të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt qeverinë e tij, përfshirë çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve nuk janë rastësi, por përpjekje të qëllimshme për të ushtruar presion politik dhe për të delegjitimuar çdo vendim të pavarur.

Rama po zhvendos vëmendjen publike, pasi ndodhet përballë nevojës për të marrë një vendim mbi imunitetin e Belinda Ballukut. Ai është nën presion ndërkombëtar dhe institucional. Paradoksi është i qartë: Për Ramën, problemi nuk është korrupsioni, por pagat e gjyqtarëve.
Qeveria Rama është e përfshirë nga skandele të korrupsionit masiv dhe po fshihet te një debat i fabrikuar mbi pagat e gjyqtarëve. Inceneratorët – 240 milionë euro. “Bela” – 50 milionë. Miliona për Beqajn, miliona për Ahmetajn e një sërë aferash të tjera, që sot e kanë hallin real të kryeministrit te gjykatat.

Pas publikimit nga Gjykata Kushtetuese të regjistrimit të seancës, Edi Rama, reagoi me tone denigruese ndaj gjyqtarëve, duke i paraqitur ata si njerëz që kërkojnë “tinëz” t’u marrin shqiptarëve 37 milionë euro nga taksat dhe që, sipas tij, sillen si “vet zot dhe vet shkop”, të aftë të shkelin mbi dy pushtetet e tjera. Rama ironizoi edhe profesionalizmin e tyre, duke vënë në dyshim logjikën, etikën dhe nivelin e demokracisë që përfaqësojnë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu