Përplasja mes pushtetit dhe drejtësisë, prova më e vështirë e shtetit shqiptar

0

Shkruan Zef Ndreka

Një tjetër episod i tensionit të vazhdueshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor në Shqipëri, e cila nuk është në fakt njl çështje e vogël. Është pikërisht këtu, ku preket thelbi i ndarjes së pushteteve.
Nga deklarata që citohet “rritje pagash 2–3 mijë euro dhe kërkesa për garantim paanësie, dalin disa shtresa politike dhe institucionale që vlejnë për tu analizuar.

Mesazhi i Ramës për gjyqësorin.

Kryeministri po përdor një logjikë tipike politike, duke rritur pagat, kundrejtë përgjegjësisë dhe paanshmërisë. Nga pikëpamja institucionale mund të lexohet si veprim pozitiv, sepse shteti investon tek drejtësia për ta bërë më të pavarur nga korrupsioni dhe presionet. Pagat e larta për gjyqtarët janë standard europian për të rritur integritetin.
Por mund të lexohet edhe si veprim problematik nga pikëpamja politikike, për të mos thënë i rrezikshëm, sepse sapo kryeministri e lidh publikisht pagën me sjelljen e gjyqtarëve, krijohet perceptimi sikur
“Qeveria po financon drejtësinë dhe qeveria ka të drejtë të kërkojë sjellje.”
Ky lloj qëndrimi prek një vijë të kuqe ku drejtësia nuk duhet të duket borgjli ndaj pushtetit.

Pse po përplasen tani?

Ka disa arsye të mundshme, sepse SPAK dhe gjykatat kanë hyrë në çështje të nxehta politike, me vendime gjyqësore që nuk i kanë pëlqyer qeverisë. Gjithashtu, klima parazgjedhore po ndukon në rritje presioni ndaj institucioneve.
Përplasja në.këto momente, ka element të frikës nga perceptimi se drejtësia po politizohet. Dhe sapo politika flet për paanësi, zakonisht nënkuptohet ajo që po këshillohet edhe si presion:
“Mos veproni me logjikë politike kundër nesh.”

Cili është problemi real?

Priblemi reali është besimi publik. Përplasjet Ekzekutiv-Drejtësi i bëjnë dëm të dyja palëve, si kur sulmon politika, ashtu edhe kur reagon drejtësia. Sepse, jo vetëm duket sikur po ushtrojnë presion dhe po hyjnë në debate politike, por dëmtohet imazhi i pavarësisë, dëmtohet neutraliteti publik.
Ndërkohë që qytetarët shohin vetëm një gjë qartë se institucionet nuk flasin si shtet, por si palë kundërshtare.

A është e drejtë kërkesa për paanësi?

Sigurisht, në parim është më se e drejtë. Por e humbet parimin kur kërkesa bëhet me tone politike dhe presioni publik.
Dihet tashmë se paanësia garantohet nga ligji, nga kontrolli i brendshëm i sistemit, nga institucionet e reja të reformës në drejtësi dhe jo nga deklaratat e kryeministrit në media.
Kjo përplasje tregon se Reforma në drejtësi ka krijuar një pushtet që nuk kontrollohet më politikisht si më parë dhe se politika nuk është mësuar ende me këtë realitet.
Kështu, drejtësia po hyn në fazën e provës së vërtetë se a do të mund të qëndrojë mbi politikën?
Për ta mbyllur, duhet theksuar se Kryeministri ka të drejtë të kërkojë drejtësi të pastër.
Por nuk ka luksin ta bëjë këtë në mënyrë që duket si presion. Sepse sapo shikohet se drejtësia po qortohet nga pushteti, humbet gjëja më e rëndësishme që është apo duhet të jetë besimi se gjykatësi vendos sipas ligjit, jo sipas klimës politike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu