Kreu Aktualitet Ilir Beqaj i favorizuari i GJKKO, del nga kafazi i xhamtë

Ilir Beqaj i favorizuari i GJKKO, del nga kafazi i xhamtë

0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg, për të mos qëndruar më në kafazin e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, por pranë avokatit të tij.

Vendimi do të zbatohet nga seanca e ardhshme, pasi gjykata të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave përkatëse. Me këtë ndryshim, Beqaj do të ndjekë procesin në krah të mbrojtjes së tij.

Ndërkohë rikujtojmë që kjo çështje është diskutuar shumë në media dhe në opinion publik gjatë ditëve të fundit. Në seancën e djeshme në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta, pati debate të forta për nxjerrjen e tij nga kafazi, por kjo nuk u pranua nga trupi gjykues, duke ngritur shqetësime nga pala mbrojtëse për cenim të të drejtave dhe barazi në proces. Situata u shoqërua me kundërshtime të hapura në sallë dhe u reflektua edhe jashtë saj në reagimet publike.

Ndërkohë kjo çështje ishte në fokus edhe gjatë gjyqit ndaj Veliajt të zhvilluar dje, i cili po ashtu bëri kërkesë për daljen nga kafazi por nuk u pranua. Kjo bëri që avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca, të ngrinte shqetësimin edhe gjatë daljes publike për mediat, duke theksuar nevojën për standarde të njëjta në trajtimin e të pandehurve.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Komiteti i Helsinkit ka deklaruar se kafazi i xhamit është një model i papranueshëm, duke ngritur shqetësimin e barazisë në proces dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar të paligjshme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare praktikën e mbajtjes së të pandehurve në “kafaz” në sallën e gjyqit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu