Gjykata Kushtetuese, e korruptuar dhe bie erë hale…

0

Shkruan Myslim Murrizi

Të ngresh supet dhe të bësh si i habitur kur ju ke dhënë pushtet kësaj kategorie nuk është justifikim.

Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024.

Prandaj sot, pas pilafit, mos hani kot m…, se ju vjen era hale për çdo fjalë që nxirrni nga goja, kur ju intereson apo keni hallin tuaj.

Mirë është të flasësh në kohë dhe parimisht për çdo fenomen apo institucion dhe për çdo qelbësirë të institucionit që nuk meriton të jetë në institucionet më të larta të Shtetit.

Ky është shkrimi në maj 2024.

Po shihja me vëmendje kush janë 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar çfarë janë, nga vijnë, çfarë përfaqësojnë, kush është karriera e tyre, kush parti politike i ka mbështetur dhe promovuar ndër vite dhe gjatë cilës kohë kanë përfituar përkrahje dhe privilegje.

Nisur nga mosha e tyre, shoh që vetëm 3 nga 9 anëtarë kanë filluar fakultetin në kohën e komunizmit dhe duke parë moshën, vetëm për këta të tre mund të ngre pyetjen a kanë qenë apo jo ish-spiunë të Sigurimit.

1- Marjana Semini e datëlindjes 1966
2- Gent Ibrahimi i datëlindjes 1970
3- Ilir Toska i datëlindjes 1970

Pra, teorikisht kush ka qenë 18 vjeç deri në dhjetor të vitit 1990, ka pasur mundësinë të ishte edhe spiun sigurimi.

Të 6 anëtarët e tjerë janë të datëlindjeve 1974, 1975, 1976.

Përveç znj. Marjana Semini, që ka mbaruar fakultetin në vitin 1988, pra në kohën e komunizmit, të 8 anëtarët e tjerë kanë mbaruar pas vitit 1992.

Kur i sheh se ku kanë punuar dhe si janë promovuar, shikon që 6 prej tyre janë promovuar, përkrahur, emëruar dhe graduar gjatë qeverisjes së PD.

1- Znj. Semini është emëruar 4 vjet, 2009–2013, drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës, shkollë ku përgatiten gjyqtarët dhe prokurorët magjistratë.

Pra, edhe pse gjenetikisht vjen nga familja Tutulani ekstra e majtë, për çudi është graduar nga pushteti i PD.

2- Znj. Xhaferllari ka qenë këshilltare e ministrave të Drejtësisë pas ardhjes së PD në pushtet nga 2005 e në vazhdim dhe është emëruar nga Presidenti Meta duke ardhur si propozim antikushtetues i Dvoranit të KED-it, ku nga 3 kandidatë që duhet të dërgonte, ai dërgoi 4 dhe Presidenti dekretoi të katërtën.

3- Z. Ilir Toska, nga gjyqtar në Librazhd, është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë gjatë qeverisjes së PD.

4- Z. Sandër Beci është emëruar pedagog në Universitetin e Shkodrës qysh në vitin 1996, sapo ka mbaruar fakultetin aty dhe ka punuar deri në vitin 2018, kur u zgjodh anëtar i KLD.

5- Znj. Sonila Bejtja është emëruar nga Presidenti Meta nga profesioni i noteres, sepse është bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja dhe besoj që ka pasur jo pak avantazh nga ky fakt.

6- Znj. Elda Toska, prej vitit 2007, ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe para kësaj kohe, nga viti 2000–2006, ka punuar tek Avokati i Popullit, meqë në atë kohë Avokat i Popullit ishte z. Ermir Dobjani nga Kavaja dhe zj. Elda ka lindur në Kavajë dhe është vajza e vëllait të Ermir Dobjanit.

7- Znj. Fiona Papajorgji është emëruar në Drejtorinë e Studimeve dhe Botimeve të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009 dhe më pas, deri në vitin 2019, ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

8- Z. Gent Ibrahimi ka qenë këshilltar kryesor i reformës në drejtësi, që sipas Kushtetutës nuk duhej të përfshihej fare në asnjë institucion të drejtësisë së re, sepse ishte hapur në konflikt interesi, por jo vetëm z. Ibrahimi, por edhe të tjerë që hartuan reformën sot janë në majat e kësaj drejtësie. Genti ka qenë edhe shef i kabinetit të z. Imami kur ishte ministër Drejtësie dhe bashkëhartues i Kushtetutës së vitit 1998.

9- Znj. Holta Zaçaj, që është edhe kryetare e kësaj Gjykate, ka punuar si këshilltare në Bashkinë e Tiranës, kur kryetar i kësaj bashkie ka qenë z. Rama, por nga viti 2003–2013 ka qenë e emëruar si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës.

Nuk po ju bëj biografinë dhe as po merrem me CV-të e tyre, por kur i shoh që nga 9 anëtarë vetëm njëri prej tyre, z. Gent Ibrahimi, nuk ka pasur lidhje dhe nuk është emëruar, promovuar, përkrahur apo graduar nën qeverisjen e PD, atëherë pyes veten pse janë kaq me mllef apo kundër çdo kërkese që paraqitet pranë kësaj Gjykate nga deputetë të PD apo vetë PD.

Pse gjatë 13 viteve në pushtet PD kishte shumë qejf dhe afeksion për të graduar, emëruar, promovuar, shpërblyer individë të tillë?

Kushdo ka të drejtë t’i quajë bukëshkelës, mosmirënjohës, besëprerë, tradhtarë, të shitur apo të blerë, por vetë kupola drejtuese e PD, që ka qeverisur gjatë pushtetit të saj, a nuk ka asnjë përgjegjësi që zgjidhte vetëm nga kjo kategori?

Të ngresh supet dhe të bësh si i habitur kur ju ke dhënë pushtet kësaj kategorie nuk është justifikim.

Për ta mbyllur, se e di që do më mërziten shumë disa miq FB “parimorë” dhe/apo militantë debilë e skllevër të tredhur nga trutë e kokës nga çdo krah politik, po tregoj një proverb gjysmë barsaletë:

Një ditë filluan drurët e pyllit të ulërinin dhe të ankoheshin se po i priste sëpata, dhe përgjigjen e morën nga oshëtima e maleve duke u thënë:

Mos u ankoni se bishtin vetë ia keni vënë sëpatës, se pa bisht sëpata nuk ju pret dot kurrë.

Tani mezi po pres të më bëjnë moral të gjithë “moralistët” parimorë dhe me këtë rast, t’i fshij nga FB, sepse nuk kam nevojë për miq që quajnë të mirë çdo gjë që del nga goja e liderit dhe duan, shajnë, urrejnë apo mburrin sipas shijes së liderit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu