Vendimi per hajduten zv.kryeministre Belinda Ballukun, mblidhet Gjykata Kushtetuese

0

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më 6 shkurt, për të shqyrtuar ankimin e qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së, e cila kishte pezulluar Belinda Ballukun nga funksionet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas seancës publike të zhvilluar më 22 janar me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, pritet të shihet nëse Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin për këtë çështje apo do të marrë sërish kohë për shqyrtim, ashtu siç ndodhi edhe javën e kaluar.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, vendosi në muajin nëntor pezullimin nga detyra të Ballukut, pasi ajo u mor e pandehur për shkelje të dyshuara në procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi këtë vendim, duke e konsideruar si tejkalim të kompetencave të tij kushtetuese, dhe për këtë arsye e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Paralelisht, SPAK i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut, duke kërkuar autorizim për vendosjen e një mase më të rëndë sigurie, si arresti në shtëpi ose arresti në burg. Mazhoranca socialiste ka shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke argumentuar se duhet pritur më parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Opozita e kundërshton këtë qëndrim, duke theksuar se kërkesa për arrestim nuk lidhet me vendimin për pezullim nga detyra dhe se procedurat duhet të ecin paralelisht.

Belinda Balluku është e pandehur për shkelje në tenderin me vlerë 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë dhe njëkohësisht nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me ndërtimin e segmenteve të Unazës së Madhe. SPAK argumenton se qëndrimi i saj në detyrë përbën rrezik për hetimin, pasi mund të ndikojë në prishjen e provave dhe në intimidimin e dëshmitarëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu