Ish ministri socialist Arben Malaj: Qeveria po përdor patronazhistët për të firmosur afera korruptive

0

Ish-ministri Arben Malaj: Krimi dhe pushteti të ndërthurur, patronazhistët përdoren për të vulosur vendime antiligjore

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” u shpreh se “nivelet e larta politike ushtrojnë presion te punonjësit duke i hequr bukën e gojës, dhe pastaj marrin patronazhistë që firmosin gjithçka”.
“Unë kam ngritur që në fillim shqetësimin se kemi korrupsion horizontal, kemi kapje të shtetit kur bashkohet krimi me pushtetin, kur kriminelët bëjnë politikë dhe politikanët bëjnë biznes. Edhe raporti i fundit i Transparency International flet për përkeqësim të nivelit të korrupsionit.
Edhe ata që thonë se “duhet pak korrupsion se nuk ecën ekonomia, se janë trembur njerëzit nëpër ministri dhe nuk firmosin për tendera”, unë u them se nuk firmosin pasi ajo që u kërkohet është antiligjore”, tha Malaj.
Sipas tij, “vetëm kur zyrtari ia jep me shkrim urdhrin për firmë, nëpunësi është i detyruar ta zbatojë, qoftë edhe i paligjshëm, por duhet ta raportojë te ministri i Financave”.
“Pra, nivelet e larta politike ushtrojnë presion te punonjësit duke i hequr bukën e gojës, dhe pastaj marrin patronazhistë që firmosin gjithçka. Korrupsioni dhe kapja e shtetit është kanceroze në jetën tonë shoqërore dhe ekonomike.
Duhet ndërgjegjësim i plotë. Ose të bëjmë ndryshime kushtetuese që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, asnjë imunitet; ose do të krijojmë ishuj me mbrojtje specifike dhe pastaj do të kalbet shteti”, shtoi Malaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu