Molotovë dhe status-quo!

0

Shkruan Zef Ndreka

Sapo opozita ndez flakadanë e hedh molotovë në sallën e Parlamentit, duket sikur po shpërthen, po nis një revolucion!
Por në të vërtetë, ajo që prodhohet nuk është aspak ndryshim, por forcim i status-quo-së.
Molotovi është një akt simbolik zemërimi, është gjuhë e shpejtë, e zjarrtë, dhe vetëm mediatike. Por dihet se politika nuk ndryshohet me zjarre në tapet apo godina, në kazane apo në rrugë. Ajo ndryshohet vetëm me zjarr në ide.
Por çtë bëjmë se mungon alternativa, mungojnë programet, mungon strategjia?!
Atëhere ka mbetur që flaka të bëhet spektakël. Por në politikë, spektakli zgjat sa një lajm dhe mbetët kështu, që status-quo-ja të ushqehet pikërisht nga protesta pa vizion, nga aksione pa projekt, nga revolta pa organizim.
Kështu mbetët që qeveria të viktimizohet, ndërsa opozita radikalizohet, por është qytetari që stërlodhet. Ndërsa sistemi mbetet pikërisht aty ku ishte.
Çfar u bë nga protestat, çfar ndryshoi nga revolucioni?!
Sigurisht asgjë!
Por shihet qartë se politikanët e opizitës nuk i kanë marrë mësimet nga historia e cila na mëson se ndryshimet e qëndrueshme nuk vijnë nga momentet e zjarrta me hedhje molotovësh, por nga proceset e thella, së pari brënda partive politike. Dhe proçesi më i rëndësishëm i PD-së sot dhe opozitës në tërësi, mbetët si gjithnjë ndërtimi i besimit publik, nga programet konkrete, ndryshimet, deri tek përfshirja e gjërë qytetare. Ndryshe, çdo molotov është një fishekzjarr që ndriçon për pak sekonda dhe lë pas tym.
Sot sfida nuk është kush hedh më shumë zjarr, por kush ofron më shumë dritë për të ardhën e vendit. Dhe opozitës i mbetet të thyejë status-quo-në, duhet të dalë nga logjika e spektaklit dhe të hyjë vetlm në logjikën e alternativës. Përndryshe, molotovi do mbetet si gjithnjl simbol dhe status-quo-ja realitet i vazhdueshëm.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu