Shkruan Lekë Imeraj shkrimtar, përkthyes, publicist
Shumë përdhunuesë seksualë, mundohen ta justifikojnë veprimin e tyre kriminal, në mënyra të ndryshme.
Dikush thotë se, femra ishte provokuese, ishte veshur seksi me qëllim për të provokuar meshkujt, prandaj nuk u përmbajta dot. Unë nuk kam faj. Dikush tjetër thotë se, viktima ishte shumë arrogante, nuk e duroja dot arrogancën e saj, prandaj e përdhunova.
Megjithatë kriminelët përdhunues të femrave, bëjnë pjesë në grupe të ndryshe heterogjene. Motivet që i shtyjnë meshkujt për të përdhunuar femrat, janë të ndryshme.
Tek meshkujt gjendet tipi hiperseksual. Ky tip është i njohur prej shumë kohësh. Në vitin 1830 dy psikiatrit francezë, Esquirol dhe Pinel, e përshkruan hipërseksualitetin si fenomen seksual të pazakontë tek meshkujt, dhe e quajtën “Erotomanie”. Në ditët e sotme, meshkujt që vuajnë nga hiperseksualiteti konsiderohen Don Juanë ose Casanova. Meshkujt hiperseksualë, vazhdimisht mendojnë vetëm për seks, aq shumë sa nuk kanë kohë dhe mundësi të mendojnë për gjëra të tjera jetike. Tek meshkujt hipërseksualë, seksi me të njëjtën partnere, e humb shumë shpejt interesin. Kontakti seksual është diçka mekanike, nevojë shfryrjeje, asgjë më shumë. Kjo shkakton problem në bashkëshortësi. Për t’a plotësuar nevojën e tyre seksuale,vazhdimisht janë në kërkim të një partnereje të re. Nëse nuk e arrijnë dot në mënyrë normalle, i sulmojnë. Tipa të tillë, zakonisht, veprojnë si „ujqër të vetmuar“ mbi viktimën, por edhe në grup.
Meshkujt, në përgjithësi, vuajnë nga ndjenja e pushtetit dhe dominancës mbi femrën. Ata mendojnë, nëse femra nuk pranon vullnetarisht të „shalohet“, atëherë perdhunimi seksual, është mjeti më i mirë për t’ia ulur kokën. Sipas tyre, poshtërimi i femrës, është mjeti më i mirë për t’a pushtuar atë.
Krahas tipit dominant, është edhe tipi tjetër, ai urryes i seksit femër. Tipa të tillë sillen me shumë agresivitet dhe tërbim ndaj grave, pa përjashtim nga mosha dhe pamja. Nuk mendojnë një viktimë konkrete, të gjitha gratë duhet të jenë viktima, të dhunimit dhe përdhunimit. Ky fenomen shfaqet në kulturat ku gruaja mendohet burimi i të gjitha ligësive. Si e tillë, duhet dhunuar, përdhunuar, madje edhe vrarë. Eshtë principi i femicidit. Ky fenomen, sot është shumë i njohur dhe i rrezikshëm në kulturën islame.
Filozofi egjiptian, Hamed Abdel Samad, thotë:
“Para dyzet vitesh, në Kajro, vështirë se gjendej një grua me shami koke, me burka, jo se jo. Provokime seksuale publike, në atë kohë, thuajse nuk kishte fare. Sot thuajse nuk ka grua të pa mbështjellur, dhe megjithatë, provokohen dhe dhunohen seksualisht, edhe në rrugë. Kjo ndodh në Iran, Afganistan, Pakistan, dhe në shumicën e vendeve të tjerë islame, të cilat qëndrojnë në krye të listës në rang botëror, për dhunim seksual të grave. Edhe në të pasurën Arabinë-Saudite, ky fenomen është përhapur shumë. Mund të mendohet fare thjeshtë për një lidhje të këtij fenomeni, me mbështjelljen e grave dhe provokimeve seksuale. Në linjën e parë, kjo ka të bëjë me hierarkinë dhe me një kulturë, në të cilën gruaja konsiderohet si send, e pavlerë. Realiteti i botës isalme, është vuajtje dhe morali i dyfishtë në lidhje me seksin. Askund tjetër nuk ka më shumë operacione te vajzat, për riparimin e cipës së dëmtuar të membranës së virgjerisë, nga përdhunimet seksuale, se sa në botën islame.”
Tipi përdhunues seksual, me motiv hakmarrjen, është tipi më i njohur dhe më i përhapur në shumë kultura. Ky krim kryhet individualisht dhe në grup.
Politologu sirian, Bassam Tibi, thotë: „A ka ndonjë të përbashkët midis sulmeve mbi gratë në Köln, në natën e ndërrimit të viteve (2015/2016), dhe gjendjes në Siri? Përgjigjia është: Po, ka një të përbashkët, dhe kjo e përbashkëta është dhuna kundër grave. Duket se shumë bashkëpuntorë të mi gjermanë, nuk e kuptojnë dhunën kundër grave, në botën islame, si traditë të një kulture orientale-patriarkale. Në Orient, gruaja nuk mendohet si subjekt, por thjeshtë si send që bën pjesë në nderin e burrit. Sulmet mbi gruan, nuk kanë si qëllim vetëm përdhunimin apo ndëshkimin e saj, por në shumë raste, si akt për poshtërimin e burrit të saj, për hakmarrje.”
Sot, në trojet shqiptare, ka filuar një propagandë brutale, antinjerëzore kundër femrës. Shumë klerikë myslimanë, individë dhe grupe antifeministe, i kanë ndezur motorët e femicidit. Propaganda për poligami, martesën brënda gjakut dhe ajo e detyruar, janë pjesë e kësaj propagande antifemër. Qellimi i saj, është rikthimi i femrës shqiptare, në myslimanen e Mesjetës, në thes lëvizës, pa liri, pa të drejta dhe… në asgjë. Po zbatojnë teorinë dhe praktikën talebaniste, për asgjësimin e femrës si njeri.








