Sali Berisha kërkon të dorëhiqet, 10 figura synojnë postin e kryetarit të PD

0

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, thotë se Sali Berisha ka nisur të mendojë largimin nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Demiraj thekson se brenda Partisë Demokratike ka mbi 10 figura që synojnë postin e kryetarit, ndërsa kërkoi edhe një “operacion fshesa” në parti, duke i cilësuar një pjesë të drejtuesve aktualë si figura që duhej të ishin larguar prej kohësh nga jeta aktive politike.

“Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit e tij. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve në Parlamentin shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar. Tani, në rast se do më thoje a duhet të largohet doktor Berisha apo jo, për momentin unë them që nuk do të duhej të largohej, për të vetmen arsye sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e Partisë Demokratike. Nuk jam këtu për të bërë reklamë për askënd, por sepse shikoj një ambicie të tepruar të rreth 10 personave që pretendojnë të bëhen kryetarë të Partisë Demokratike”, tha Demiraj për A2 CNN.

Gjithashtu ai tha se ka ardhur koha që PD të mendojë për të ardhmen, edhe për shkak të kohës së gjatë në drejtim të Berishës dhe moshës së tij.

“Sigurisht që ka ardhur koha që edhe Partia Demokratike duhet të mendojë, për shkak se koha e gjatë dhe mosha biologjike e doktor Berishës, që me këto zgjedhje të tregojë së pari maturi, së dyti të tregojë përgjegjshmëri, sepse ka përpara një mision. Ka një mision që të unifikojë sa më shumë, të rrisë besimin te populli shqiptar, të afrojë sa më shumë atë që njihet si pjesa gri dhe të krijojë kushtet që në zgjedhjet më të afërta të jetë e mundshme të drejtojë Shqipërinë”, shtoi ish ministri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu