Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini humb jetën nga sulmet ajrore në Teheran

0
Screenshot

Një tjetër goditje është shënuar në radhët e udhëheqjes ushtarake të Iranit, ku është konfirmuar vrasja e zëdhënësit të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Naeini u vra gjatë një prej valëve të fundit të sulmeve ajrore që goditën objektiva strategjike në Teheran dhe zonën e Karajit. Agjencia Tasnim e cilësoi atë si “martir”, ndërsa televizioni shtetëror konfirmoi se ai humbi jetën gjatë bombardimeve.

Gjeneral major Ali Mohammad Naeini kishte marrë detyrën si zëdhënës i IRGC-së në korrik të vitit 2024 dhe ishte bërë një nga figurat më të njohura publike të strukturës ushtarake iraniane.

Në javët e fundit, ai kishte dalë shpesh në deklarata publike, duke folur për aftësitë ushtarake të Iranit dhe duke paralajmëruar për hakmarrje ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Vrasja e tij vjen në një moment të tensionuar në rajon, ndërsa përplasjet ushtarake dhe sulmet ndaj infrastrukturës strategjike kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu