Shkruan Zef Bushati
Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk është dhe nuk mund të trajtohet si një marrëveshje “e fshehtë “ mes liderëve partiakë. Çfarë thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Kosovës. Presidenti zgjidhet me votim nga deputetët (me shumicë të caktuar sipas raundeve) Pra Institucionalisht vendos vetëm Kuvendi. Proceduralisht është proces Parlamentar, jo Qeveritar.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe zgjidhet nga Kuvendi e jo nga tavolinat e negociatave të pushtetit. I takon Kryetares se Kuvendit te zhvilloje dialogun me partite politike. Çdo përpjekje për ta zhvendosur këtë proces nga institucioni i Kuvendit në korridoret e pazareve politike përbën një deformim të frymës kushtetuese dhe një goditje ndaj besimit publik. Është e vërtetë që në demokraci dialogu politik është i nevojshëm, por Kryeministri nuk ka mandat kushtetues për të negociuar për Presidentin në emër të Kuvendit.
Presidenti nuk duhet të jetë produkt i kalkulimeve të momentit, por figurë që garanton stabilitet, përfaqësim dhe unitet kombëtar. Nëse ky standard bie, bie edhe vetë besimi tek shteti. Kushtetuta e Kosovës nuk i jep Kryeministrit rol në zgjedhjen e Presidentit. Zgjedhja bëhet vetëm nga Kuvendi. Tendenca e liderit për tu bërë “Gjitholog” e dëmton shoqërinë, e kthen liderin në “Autokrat” dhe vendin në Autokraci.








