Kreu Hapësirë Tradhëtia e Paskal Milos

Tradhëtia e Paskal Milos

0
Shkruan: Halil Preniqi
Pse z. Paskal Milo?
Si është e mundur që një profesor historie të bëjë një gabim kaq elementar: të barazojë emrat me përkatësinë etnike?
Z. Milo e di shumë mirë se familja e Gjon Kastriotit ishte e besimit katoliko-ortodoks dhe jo sllave. Dallimet midis katolicizmit dhe ortodokesise te Konstantinopolit jane fare te vogla. Ai e di po ashtu se në Mesjetë emrat nuk përcaktonin kombësinë, por lidhen drejtpërdrejt me fenë dhe ndikimin kulturor të kohës. Atëherë pse i quan këta emra “sllavë”?
A po përpiqet të krijojë përshtypjen se familja e Gjergj Kastrioti nuk është shqiptare? Kjo është pasoja logjike e këtij interpretimi qellim keq .
Nëse çdo emër i traditës ortodokse shpallet “sllav”, atëherë, sipas kësaj logjike të gabuar, një pjesë e madhe e shqiptarëve mesjetarë do duhej të konsideroheshin si sllavë. Kjo është një absurditet që bie ndesh me çdo burim serioz historik.
Realiteti është i thjeshtë dhe i njohur: pas ndarjes së Perandorisë Romake, trojet shqiptare mbetën nën ndikimin e Perandorisë Bizantine. Kjo solli përhapjen e fesë ortodokse dhe, bashkë me të, edhe përdorimin e emrave të traditës kishtare lindore. Këta emra nuk janë tregues etnie, por tregues kulture dhe feje.
Të injorosh këtë fakt bazë nuk është thjesht gabim – është deformim i qëllimshëm ose i papërgjegjshëm i historisë sonë kombëtare.
Familja e Gjergj Kastriotit është pjesë e aristokracisë shqiptare dhe kjo është e dokumentuar qartë. Nuk ka asnjë bazë shkencore për ta lidhur me sllavët vetëm mbi bazën e emrave.
Z. Milo e di këtë.
Prandaj pyetja mbetet: pse një profesor historie zgjedh të përdorë një argument kaq të dobët spekulues dhe fallcifikues për një çështje kaq të rëndësishme për identitrtin tonë kombtarë Shqiptarë që nga antikiteti në trojet e veta !
EMRI NUK PËRCAKTON KOMBIN
Emri i juaj Paskal Milo simbas logjikes dhe prononcimit tuaj , a ndoshta ti qenke vet serb, dhe i sherben sherbimeve të huaja abtikombëtare Ruso – serbe dhe Turko – Greke !
Deklaratat e tua Paskal Milo për origjinën e nënës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu janë të debatueshme dhe nuk mund të merren si të mirëqena pa një bazë të fortë shkencore.
Historia nuk ndërtohet mbi interpretime të njëanshme. Ka studiues, si dr Elena Kocaqi , Jusuf Buxhovi e shumë të tjer, që sjellin fakte dhe këndvështrime të tjera mbi çështje të tilla, duke dëshmuar se debati historik është më kompleks sesa deklaratat politike të Milos.
Duhet të jetë e qartë: emri nuk përcakton origjinën. Një shqiptar me emrin Halil Preniqi , Ibrahim Rugova , Adem Jashari , Ismail Kadare etj etj nuk bëhet turk, as Fan Noli i madh nuk ishte serb, dhe as Migjeni nuk humb identitetin për shkak të emrit Millosh Gjergj Nikolla Migjeni i madh, e Konstandin Kristoforilli etj etj etj nuk bëhen Serb e Grek !
Faktet historike kërkojnë seriozitet, jo spekulim. Kombi nuk mbrohet me retorikë, por me të vërtetën historike !
EMRI NUK TË BËNË AS SERB, AS TURK
Deklaratat e Paskal Milos për origjinën e nënës së Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk janë të pakontestueshme dhe nuk mund të shiten si e vërtetë absolute. Historia nuk është pronë e askujt.
Le ta themi qartë: emri nuk përcakton kombin. Unë mund të quhem Halil Preniqi dhe jam shqiptar, njësoj si Fan Noli nuk ishte serb, dhe Migjeni nuk ishte asgjë tjetër veçse shqiptar i madh.
Ka studiues si dr Elena Kocaqi, Jusuf Buxhovi që sjellin fakte dhe kundërshtojnë këto teza. Pra, nuk kemi të bëjmë me të vërteta të padiskutueshme, por me interpretime që duhen debatuar seriozisht.
Problemi nuk është debati – përkundrazi, debati është i shëndetshëm. Problemi është kur hidhen deklarata të forta pa konsensus shkencor dhe pa përgjegjësi publike.
Historia e shqiptarëve është shumë më e thellë për t’u reduktuar në etiketime të thjeshta. Dhe mbi të gjitha: identiteti nuk përcaktohet nga emri, por nga historia, gjuha dhe vetëdija kombëtare !
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu