Kreu Kulturë Koncert: “Udhëtim në opera”, tinguj operistik me pedagog dhe ish-nxënës të shkollës...

Koncert: “Udhëtim në opera”, tinguj operistik me pedagog dhe ish-nxënës të shkollës artistike ‘Prenk Jakova’

0
12

Shkruan Qamil Gjyrezi

Me datë 15 maj 2026 në hollin e Teatrit ‘Migjeni’ u zhvillua koncert vokal “Udhëtim në opera”, me shumë vlera artistike, me pedagog dhe ish-nxënës të shkollës artistike ‘Prenk Jakova’, Shkodër. E shkruajta në titull koncert me ish nxënës të shkollës artistike ‘Prenk Jakova’, për të theksuar rëndësinë e kësaj shkolle artistike, që është simbol i artit muzikor. Profesor Lukë Mllugja dhe Profesoreshë Denisa Hardadhia janë mësues në shkollën artistike, kurse ish- nxënësit e kësaj shkolle Ivan Tanushi dhe Gerald Lazri studjojnë me shumë sukses në Itali, në akademitë më të mira, në ‘Panteonin e operas botërore’. Koncerti ishte me një nivel të lartë artistik. Profesor Lukë Mllugja dhe Profesoreshë Denisa Hardadhia, krahas mësimit të kantos janë aktiv edhe në aktivitetet kulturore dhe artistike të qytetin të Shkodrës. Bas Baritoni Lukë Mllugja e njeh shumë mirë ‘Bel kanton’ italiane. Ai ka studjuar në Itali dhe zotëron afësi teorike dhe artistike për operan italiane. Lukë Mllugja këndoi me një zë të plotë, të bukur dhe me shumë stil pjesët në këtë koncert. Soprano Denisa Hardadhia prezantoi para publikut shkodranë, që e kishte tejmbushur hollin e Teatrit ‘Migjeni’, muzikalitet, zë me timbër shumë të mirë dhe stil dhe mendim operistik. Kurse tenori Ivan Tanushi dhe bas baritoni Gerald Lazri prezantuan dy këngëtarë, artistë me shumë të ardhme për skenën operistike. Tanushi dhe Lazri kanë studjuar shumë mirë edhe në shkollën artistike ‘Prenk Jakova’. Por studimet në universitetet italiane, i japin një dimesion, formim tjetër artistik dhe kulturor me nivel të lartë. Tanushi u shqua për teknikë vokale, zë të ndritshëm dhe muzikalitet, stil, elementë të cilat i prezantoi edhe Gerald Lazri. Të dy artistët e rinj do të jenë e ardhmja e muzikës operistike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skena europiane. Duke dëgjuar artistët që përformuan atë natë, mendoj se janë edhe një shembull dhe model, që tregojnë se arti i vërtetë, kërkon talent dhe punë. Ky nivel artistik, duhet të jetë mesazh edhe për ‘tallavanë artistike’, që nuk duhet të ketë të ardhme në sallat artistike të qytetit të Shkodrës. Krahas autorëve me famë botërore të operas, artistët kënduan me shumë pasion edhe pjesë të krijimtarisë artistike të ‘Simbolit’ të artit mbarë shqiptar, të madhit Prenk Jakova. Pjesët e kompozuara nga Prenk Jakova, transmetuan tek publiku emocione të veçanta. Duhet falendruar publiku shkodranë, siç deklaroi bas baritone Gerald Lazri është ‘lojtari’ i 12 të në një aktivitet. Kam një kritikë për drejtuesit e kulturës dhe muzikës në Shkodër, muzikantët dhe instrumntistët, të cilët duhet të marrin pjesë në aktivitete të kësaj natyre. Artistët pjesmarrës në koncert, Mllugja, Hardadhia, Tanushi dhe Lazri duhet të marrin pjesë edhe në koncertet e oraganizuara nga Orkestra e Shkodrës. Në këtë koncert u kënduan:
1. Wolfgang Amadeus Mozart, “Madamina il catalogo è questo”, op. “Don Giovanni” – interpretoi Lukë Mllugja
2. Giaccomo Puccini, “Quando m’en vo”, op. “Bohem” – interpretoi Denisa Hardadhija
3. GIuseppe Verdi, “Lunge da lei”, op. “Traviata” – interpretoi Ivan Tanushi
4. Giuseppe Verdi, “Di due figli”, op”il trovatore” – interpretoi Gerald Lazri
5. Gaetano Donizzetti, “Udite o rustici”, op. “Elisir d’amore”, – interpretoi Lukë Mllugja
6. Gaetano Donizzetti, “Ardir, ha forse il cielo”, duet nga op. “Elisir d’amore”, – interpretuan: Lukë Mllugja dhe Ivan Tanushi
7. Gioachino Rossini – “La calunia”, op. Berberi i Siviljes”, – interpretoi Gerald Lazri
8. Wolfgang Amadeus Mozart – “Il core vi dono”, op. “Così fan tutte” – interpretuan: Lukë Mllugja dhe Denisa Hardadhija
9. Giuseppe Verdi, “Ah la paterna mano”, op. “Macbeth”, – interpretoi Ivan Tanushi
10. Edmon Rostand nga Cirano de Berzherak: monologu “Jo t’falem nderës”, sjellur në shqip nga Zef Ndoja, interpretoi: Zef Ndoja.
11. Prenkë Jakova, “Me lule t’bukra mali”, op. “Mrika” – interpretuan: Denisa Hardadhija dhe Ivan Tanushi
12. Prenkë Jakova, “Zot erdhen gjinja e huej”, Melodrama “Juda Makabe” – interpretoi Gerald Lazri
13. Prenkë Jakova, “Aria e Damianit” op. “Skënderbeu” – interpretoi Ivan Tanushi
Në këtë koncert ishte një prezantim – përshendetje, me një pjesë e kompozuar nga Don Mikel Koliqi, “Mbi ledhet e krisuna”.
14. Don Mikel Koliqi, “Mbi ledhet e krisuna”, Melodrama “Ruba e Kuqe – interpretuan: Denisa Hardadhija, Gerald Lazri, Ivan Tanushi, Lukë Mllugja.
Koncerti: “Udhëtin në opera”, u prezantua me shumë ‘sharm artistik’ dhe pasion nga moderatorja e mirënjohur që e don dhe vlerëson muzikën Linda Doda Kavaja. Koncerti u shoqërua në piano me kompetencë nga kompozitori Gjon Shllaku, që mbështeti interpretimin e këngëtarëve artistikisht dhe muzikalisht. Aktori i mirënjohur Zef Ndoja, transmetoi emocione tek publiku, me interpretimin e tij plot pasion.
Si përfundim koncerti: “Udhëtin në opera”, ishte gjithashtu edhe:
-Mesazh artistik për Shkodrën, me histori të ndritur muzikore,
-Arti muzikor i vërtetë dhe opera e kanë shtëpinë në Shkodër
-Faleminderit shkollës italiane të Operas, për vlerat e mëdha artistike që transmeton,
-Faleminderit Prenk Jakova, për Muzikën e madhe, të pavdekshme që ke lënë trashigimi,
Suksese të gjithë pjesmarrsëve!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu