Kreu Politikë Demokristianët në Protestën “Uragani i Rinisë”, jo si përfaqësues të një force...

Demokristianët në Protestën “Uragani i Rinisë”, jo si përfaqësues të një force politike, por si qytetarë të lirë

0
26

Shkruan Zef Bushati

Dhjetëra Demokristianë, mes tyre edhe Nënkryetari i Aleancës Demokristiane të Shqipërisë (ADK), kanë marrë pjesë në Protestën “Uragani i Rinisë”, jo si përfaqësues të një force politike, por si qytetarë të lirë, duke ushtruar një të drejtë themelore që ua garanton Kushtetuta e Shqipërisë: të protestojnë përballë padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin.
Demokristianët e lirë protestojnë kundër korrupsionit galopant që ka përfshirë qeverisjen, kundër një Ligji Zgjedhor të padrejtë që deformon vullnetin e qytetarëve dhe kundër centralizimit të pushtetit në duart e dy individëve, nën komandën politike të PS-së së Edi Ramës dhe PD-së së Sali Berishës.
Shqipëria ka nevojë për një kurs të ri politik. Pas 36 vitesh alternim dhe bashkëjetesë në pushtet, PS dhe PD e kanë konsumuar besimin e qytetarëve. Në vitin 2013, Partia Demokratike u largua nga pushteti nën hijen e akuzave për korrupsion. Sot, me të njëjtat akuza që rëndojnë mbi qeverisjen e Partisë Socialiste, qytetarët dhe të rinjtë protestues kërkojnë edhe largimin e saj nga pushteti.
Shqiptarët nuk kërkojnë thjesht ndërrimin e emrave në qeveri; ata kërkojnë ndryshimin e sistemit që ka prodhuar korrupsion, padrejtësi dhe përqendrim të pushtetit. Një erë e re po fryn në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Është era e qytetarëve të lirë, e rinisë që nuk pranon të heshtë dhe e shqiptarëve që kërkojnë një demokraci të vërtetë, një shtet të së drejtës dhe një Shqipëri ku pushteti t’i shërbejë qytetarit, jo vetvetes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu