Kreu Aktualitet Kryehajduti me gurë në dorë që u jep shqiptarëve leksion për dhunën

Kryehajduti me gurë në dorë që u jep shqiptarëve leksion për dhunën

0
27

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për hipokrizi në qëndrimet e tij për dhunën gjatë protestave dhe për trajtimin e studentëve protestues.

Përmes një reagimi publik, Boçi e akuzon Ramën se po i etiketon studentët si “kriminelë”, ndërsa policinë e paraqet si viktimë dhe qeverinë si palë që promovon paqen.

“Kryeministri me gur në dorë që na jep leksion për dhunën”, shkruan Boçi, duke ironizuar qëndrimet e kreut të qeverisë dhe mënyrën se si ai ka komentuar zhvillimet gjatë protestave.

Deputeti demokrat pretendon se përgjegjësia për dhunën po i faturohet opozitës dhe faktorëve të huaj, ndërsa, sipas tij, po anashkalohet përgjegjësia e qeverisë për veprimet e policisë ndaj të rinjve.

“Z. Kryeministër në ikje, kur pushteti masakron studentët dhe përdor policinë e dhunshme kundër tyre, morali yt me gur në dorë nuk e lan dot krimin tënd!”, shprehet Boçi.

Në përfundim të reagimit, deputeti i PD-së kërkon largimin e Ramës nga pushteti, duke e cilësuar atë si një hap të nevojshëm për rivendosjen e moralit politik.

“Largimi yt rivendos moralin. Pikë!”, përfundon reagimin e tij Luçiano Boçi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu