Kreu Aktualitet Balluku merret zyrtarisht e pandehur nga SPAK

Balluku merret zyrtarisht e pandehur nga SPAK

0
4

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar më 20 tetor 2026 akuzat përfundimtare të pandehurës Belinda Balluku, e cila përballet me disa akuza penale që lidhen me tenderat publikë, korrupsionin, deklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Balluku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në bashkëpunim, në nëntë raste, si dhe për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.
Në listën e akuzave përfshihen gjithashtu dy raste të mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë dhe interesave privatë, si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, lidhur me dy pasuri të paluajtshme.

Po ashtu, në ambientet e SPAK është paraqitur edhe biznesmeni Pandeli Carapuli, i shoqëruar nga avokati i tij, të cilit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

SPAK bën me dije se po vijon veprimet procedurale për t’u komunikuar akuzat edhe personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera pritet të bëhen publike në një moment të mëvonshëm.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu