Erges, Qemal e Alfred Paza vjedhin miliona euro me Berberin e Belinda Ballukut, rrugën e vjetër Fier-Vlorë përlanë 2 milionë euro me ofertën më të lartë (Pse Sadriu ka të drejtë!)

0

Sadri Abazi, edhe pse ka mbushur thasët me para publike duket qenë deputet, duket se ka të drejtë deri diku me e-malin që i ka dërguar Edi Ramës, ku ankohet dhe denoncon Autoritetin Rrugor Shqiptar për korrupsion me tenderat.

Arsyeja se pse Abazi bën zhurmë dhe ankohet tek Rama është se Abazi, duke qenë deputet dhe ish deputet i PS, duet nuk e paguan përqindjen e duhur të tenderit që merr 20-30 %, pasi e konsideron tenderin si një diçka që i takon për shkak të lidhjeve partiake.

Dhe më e çuditshmja është se të gjithë tenderat që përmend Sadriu në letrën dërguar Ramës, i ka fituar kompania e Sadriut. Nuk kuptohet se çfarë provash të tjera pret SPAK për të vepruar. Pse Sadriu ndërhyn te Rama për të marrë para publike kur komoania në letra nuk e tij?

Por, që Autoritetin Rrugor Shqiptar është kurora e korrupsionit në Shqipëri, kjo as që vihet më në dyshim.

Sot po ndalemi tek një rast flagrant, ku janë shpërdorur dhe rrjedhimisht vjedhur mbi 2 milionë euro vetëm me një tender, mes kompanisë COBIAL (Ish Pazaj), me nipt K02715414M dhe Berberit të Ballukut.

Kompania COBIAL është në pronësi të treshes Ergest Paza, Qemal Pazaj dhe Alfred Paza, të cilët kanë fituar tenderin për rehabilitimin e segmentit rrugor Fier-Vlorë rruga e vjetër.

Fondin limit ishte 833 milionë lekë apo rreth 7 milionë euro.

Në dokumentet zyrtare rezulton se fitues për kontratën 14 mujore është kompania COBIAL që ka ofruar jo pak por 2.1 milionë euro më shumë se ajo më e lira.

Kështu bashkimi i operatorëve “SHKELQIMI 07” dhe “FLED”  kanë kërkuar për të bërë punën 540  milion lekë ose 4.5 milionë euro. E dyta është bashkimi “ALB TIEFBAU” dhe “MELA” me rreth 545 milionë lekë  ose  4 milion e 542 mijë euro. Në vend të tretë renditet  “PE-VLA-KU” që kërkon  722 milionë lekë ose  6 milione euro. Në vend të katërt, por që është dhe fitues është “COBIAL” me ofertën 792 milionë lekë ose rreth 6 milionë e 600 mijë euro.

Vlerë më të lartë kanë kërkuar “ALB-BUILDING” si dhe “IS SH.P, ERGI” dhe “VELLEZRIT HYSA”. Sipas ARRSH e drejtuar nga Ervis Berberi dy kompanitë e para që janë skualifikuar janë skualifikuar me argumentin se nuk kanë përvojë të ngjashme dhe tjetra nuk ka pasi xhiro vjetore të duhur por dhe inxhinieri mekanik ishte në një tjetër projekt.

Edhe pse nuk ka asnjë koment shtesë për këtë vendim fitues shpallet “COBIAL”, duke mos dhënë as koment për kompaninë e tretë të renditur për ofertë më të ulët. Mbetet për t’u parë nëse edhe ku episod i vjedhjes së parave publike do t’i bëjë përshtypje SPAK apo do të kalojë si episodet e tjera në heshtje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu