Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ç’dërdëllin
Si mërrud, ç’sillet ndër sende
Me pa qef e mrrudh për dreq,
Dhe pse kështu n’krye ndalet
I pëlqen mbi të tjerë, të ndreq.
Ç’dërdëllin, me lloj fjalimesh
Vetë me veten e ban hesapin
Mbush dhe çmbush pa kararë
Veç për veten, e mendon fatin.
Prishet moti dhe fillon stuhija
Rrugës kalon, pa të keq i miri,
Njaty i rrehet, mendjeshkreta
Që ta mbulojnë me fjal gabimi.
Promoted Content







