Kreu Politikë “Shoh telenovela, Lali-Elisa-Bela”, tërhiqet Spiropali: Nuk kam gjë me emrin në fjalë,...

“Shoh telenovela, Lali-Elisa-Bela”, tërhiqet Spiropali: Nuk kam gjë me emrin në fjalë, e shoh si viktimë jo si xhelat

0
21

Pak ditë pasi e akuzonte për kërcënimin e familjes së saj, dhe se ishte modeli që duhet të çrrënjosej nga Partia Socialiste, Elisa Spiropali është duke mbajtur sot një konferencë për mediat, ku në fakt nuk po artikulon asgjë të re. Spiropali shprehet se në media është duke u bërë një telenovelë me përplasjen e saj, dhe koleges Balluku, për të cilën thotë se është viktimë e sistemit që është imponuar në Partinë Socialiste.

Elisa Spiropali: Unë këto që po i them i kam shtjelluar më parë, unë kam respektuar disiplinën e brendshme, por duke parë që situata po merrte një drejtim të caktuar, dhe Shqipëria duhet të impononte një model tjetër, unë këtë e kam thënë edhe publikisht. Unë ndoshta isha një nga deputetët, që nuk votoi së bashku me grupin, për një çështje të prezantuar nga Prokuroria e Posaçme, dhe nga ajo mora edhe kritika të brendshme.

Kam thënë më përjashto, se në atë moment gjithçka tjetër më bënte të besoja se ky ishte vendimi i duhur. Nuk merrem fare me individin, se shoh lloj lloj telenovelash në media, ky ka qenë akti im i vetëm politik. Do kemi një model që shpërndan favore me telefon, do vazhdojmë të qëndrojmë në këtë sistem që i ka mbyllur të gjitha diskutimet politike, do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë.

Apo do të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa u ndikuar nga pushteti i madh, që sot jemi ne, a do ta ndajmë partinë nga shteti apo jo. Nuk dua ta bëj personale, ky model nuk ka lidhje me emrat, se shoh Lali Bela Elisa, vihen përballë njëri tjetrit. Unë kam keqardhje për personin në fjalë, se unë e shoh viktimë të modelit, nuk e shoh si xhelat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu