Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, është takuar sot me diplomaten e re të Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, dhe thotë se mezi presin të punojnë bashkë për negociatat e vendit tonë.
“E lumtur të takoja ambasadoren e re të Bashkimit Europian Christiane Hohmann. Amerika është e emocionuar që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë filluar.
Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve në Shqipëri dhe Qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim dhe ndan fotot e mëposhtme.