Shkruan Zef Ndreka
Loja politike e Berishës dhe Metës ku përmblidhen gënjeshtrat dhe mashtrimet për shqiptarët. ka një rezultante të pretenduar prej tyre:
Pas Ramës, kurdo qoftë largimi i tij, do jemi ne! Askush tjetër!
Kështu, Berishën dhe Metën, edhe në kushtet që ndodhën, shfaqën të zellshëm, luftarake, ambicioz, të gatshëm për të bërë rokaden me Ramën për të ndërruar poltronet politike brënda trëkëndëshit.
Kjo lojë politike, bëhet ne emër të “Shqipëria në rrezik” dhe shpëtimit të popullit nga rregjimi i Ramës.
Kjo është një lojë e gjatë e luajtur mbi kurrizin e shqiptarëve, prej 30-vitësh.
Por koha tashmë po skadon! Po pritet bilbili i SPAK-ut me mbështetjen amerikane.
Loja politike e treshës Berisha-Rama-Meta gjëndet në caitnot.
Nga çasti në çast pritet të dëgjohet fërshellima e drejtësisë.
Aktorët e lojës u plakën, u lodhën, u stërlodhën, u pasuruar. Ata shkatërruan gjithçka në këtë vënd, vodhën dhe tjetërsuar pronat, ngritën në sistem korrupsionin dhe pa ndëshkueshmërinë.
Për 32 vite e degjeneruan drejtësinë dhe e bënë leckë.
Skandalet korruptive, PPP-të, aftësitë e mbrapshta politike të trëkëndëshit të Bermudës shqiptare, nga qytetarët po shihen qartë. Tani kanë dalë nudo!
Poshtërsitë dhe gabimet në vite të tyre në politikë, do të kenë pasoja për një kohë të gjatë.
Në financat e shtetit kanë trokitur faturat e arbitrazheve për kapriçiot e Edi Ramës , ku pritën të paguhen disa qindra milion euro në vavor të grekeve, të Bechetit etj.
Dhe ne, presim të dëgjojmë bilbilat për ndërprerjen përfundimtare të kësaj loje kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Dosjet e korrupsionit janë qepur e po qepen në SPAK.
Pritën të thirrën për të dëshmuar si fillim për privatizimet korruptive të kompleksit Partizani , ish kryeministri Berisha me dhëndërrin e tij, Imami, Ruli, Mediu etj.
Po ashtu, pritet të zbardhën edhe dosjet e CEZ-it dhe të bëhet përfundimisht publik edhe korrupsioni tek inceneratorët, ku ka një përfshirje të gjërë nga gjithë kupola politike socialistë dhe pushtetet vëndore të tre Bashkive kryesore në vënd.
Këto dëme për Shqipërinë janë bërë dhe shqiptarët po presin aktakuzat.
Në të njëjtën kohë, bisedimet dhe dashuritë me Serbinë ndërmjet Ramës dhe Vuçiç vazhdojnë, edhe pa praninë e Kosovës, pra të Kurtit.
Po ashtu Berisha me Metën, vazhdojnë sfidat donkishoteske për të nënshtruar Amerikën, duke kërcënuar me revolucione imagjinare në një vend të Nato-s!
Sot Berisha, Meta dhe Rama janë nudo. Ata e sollen Shqipërinë deri këtu, në këtë pikë të zezë ku shqiptarët si zgjidhje shohin braktisjen e vëndit.
Këta nudistë politikë tashmë, sado sado të maskohen e të vishen me kostume e kapota, vazhdojnë betejën në krimin e tyre ekonomik e politik.
Fati i shtetit dhe i popullit nuk është pazar, siç e bën trëkëndëshi i korrupsionit ! Nuk mund të mbetët e ardhmja jonë në duart e trëkëndëshit nudist.
Parlamenti i dhe i mediokërve politik përballë treshës nudiste po hesht.
Me kot Berisha, Meta e Rama po kërkojnë gjethet e fikut për t’u mbuluar.
Promoted Content