Kreu Kronikë “Lobimi rus”, Ristani: Transaksion tërësisht personal i Lulzim Bashës, ne të tjerët...

“Lobimi rus”, Ristani: Transaksion tërësisht personal i Lulzim Bashës, ne të tjerët s’dinim asgjë

0

Sekretari i Partisë Demokratike gjatë drejtimit të Lulzim Bashës, Arben Ristani thotë se nuk ka patur dijeni për transaksionet e dyshuara ruse dhe lobimin në SHBA të kësaj force politike.

Duke diskutuar mbi raportin amerikan që zbuloi se dhjetra parti politike, ndër to edhe PD-ja e Shqipërisë, janë financuar nga Rusia, Ristani tha se transaksioni ka qenë “tërësisht personal” i Lulzim Bashës.

Asnjë tjetër nuk ka patur dijeni, tha Ristani, duke shtuar se paratë nuk kanë kaluar s

“I gjithë transaksioni është i Lulzim Bashës, personal i Lulzim Bashës. Të gjitha transaksionet duhet të kalohen sipas statutit të shkruar të Partisë Demokratike. Askush tjetër nuk ka pasur dijeni, ky është veprim tërësisht personal i Lulzim Bashës”, deklaroi Ristani në emisionin “Opinion”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu