Presidenti i Shteteve të Bashkuara, në fjalën e tij në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, renditi disa nga sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën aktualisht, duke përfshirë pasigurinë ushqimore, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore.
Moska ka shkelur parimet kryesore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, theksoi Biden, duke kujtuar se Putin ka kërcënuar Evropën me deklaratat për sulme bërthamore dhe tani po thërret akoma më shumë ushtarë në përpjekje për të aneksuar një pjesë të Ukrainës.