Gjermania gati për legalizimin e kanabisit, të rriturit mund të blejnë deri në 20 gr

0

Përdorimi i kanabisit në Gjermani do të legalizohet pas një marrëveshjeje të Partisë Socialdemokrate (SPD), të Gjelbërve dhe Partisë së Lirisë (FDP).

Kështu, parashikohet lejimi i posedimit dhe blerjes së 20 gramëve kanabis për personat mbi 18 vjeç dhe kultivimi i deri në dy bimëve.

Përveç kësaj, në produktet e kanabisit, sasia e Tetrahidrokanabinolit (THC), e cila është një substancë psikoaktive, nuk duhet të kalojë 15 për qind.

Personat e moshës 18 deri në 21 vjeç, megjithatë, do të jenë në gjendje të shesin vetëm produkte me një nivel THC prej 10 për qind. Në thelb, kanabisi nuk duhet të trajtohet më si një drogë.

Dyqanet e kanabisit nuk do të lejohen të jenë pranë shkollave dhe institucioneve të fëmijëve.

Aktualisht po mendohet të lejohen shitjet, përveç dyqaneve të licencuara, edhe në farmaci, gjë që do të parandalonte tregun e zi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu