Shkruar nga Sokol Pepushaj
Mesazhi i fortë i Ambasadës Amerikane “Voto pa frikë, mos lejo të tjerët të flasin për ty, vota jote është vetëm e jotja.”, qëlloi aty ku nuk e prisnin sorosianët e vullneteve të manipuluara.
“Rrufeja” në qiellin me diell të majit, goditi klanet e korruptuara me këtë refleks shprese për paanshmërisë politike.
Vala konservatore, po fiton terren jo vetëm mbi sheikët tanë, por po ndjell liri të publikut për të frënuar me votë njëherë e përgjithmonë, ndërhyrjet ideologjike, mbështetjet për rrjetet pseudo-civile e drejtësive selektive në skenën politike të këtij triumfi mbi agjendat globale, të përfaqësuara nga figura sorosiane dhe McGonigaliane.
Melodia e ndikimeve perëndimore pa ndërmjetës, pa tutorë diplomatikë, pa shkelje të parimeve themelore demokratike, për hir të një stabiliteti artificial dhe aleancave të luhatshme, është pritur krahë hapur nga gjithë votuesit e ndershëm, të majtë e të djathtë, pasi vetëm kështu varroset epoka e ndërhyrjeve të fshehta dy standartëshe.
Perceptimi dominues, ku parimet e Sulltanit të Surrelit, nuk do të mund të orientojnë interesat e ngushta me devijim vote sipas projekteve të mafies më të famshme të Globit, po navigon nëpër naivitetin e premtimeve të pambajtura, plot siguri se, vota e tyre është vetëm e tyre.
Sa kohë vota nuk bëhet akt personal, e shenjtë dhe sovrane, oligarkët, ambasadorët dhe ideologët, e përdorin vlerën dhe jetën votuesve shqiptarë, vetëm për të prodhuar iluzione të humbura dhe izolim sinjalesh, që të mos e besohet kurrë, se mbështetja amerikane nuk është për individët që na shesin po*dhë se kanë mbështejtje, por për parimet me arbitër të paanshëm.
Mafia sot, është në kapitullin e kapitullimit pa kushte, pasi është zënë edhe në shkelje flagrante të korruptimit të idealeve elitare.
Në një operacion, u arrestua një kandidat për deputet, pasi policia e kapi me kokainë. Ky kandidat, është një i ri, që mediat e mafies ja prezantonin publikut si gjak të ri, si kozmetikë karizmatike të proceseve demokratike dhe, thjeshtë u këshillua, por edhe mund të jetë deputet.
Dekametrin që përdori Ambasada Amerikane, duke matur me dhjetë fish metrit që përdoret kudo në hapësirën diplomatike, “Voto pa frikë, mos lejo të tjerët të flasin për ty, vota jote është vetëm e jotja.”, përdoreni si mjet tuajin të paktën një ditë, që ditët që vijnë, të kenë më shumë diell se ato të lëna pas.