Arrestohet një rus në Zveçan, hyri ilegalisht

0

Një shtetas i Rusisë është ndaluar në fshatin Grizhan të Zveçanit dhe Policia ka parë se kishte hyrë në Kosovë ilegalisht.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt.  Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu