Avokat Ngjela: Prisni rrufenë e dytë, Amerika po godet me fakte, pas Metës edhe Berisha

Date:

Share post:

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikë, që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, i cili lakohet si bashkëpuëntor i Sigurimit të Shtetit, nisur nga një letër e Autoritetit të Dosjeve.

Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Ngjela shkruan ndër të tjera se koha e Shqipërisë më në fund erdhi.

Ai thotë se SHBA nisi dje goditjen me fakte.

Ngjela shprehet se nuk është vetëm Meta, por pas tij do të goditet edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë.  Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës”, shkruan Ngjela ndër të tjera.

Komenti i plotë nga Spartak Ngjela:

“Ne Shqipëri tani…

Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë  përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë.

Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi.

Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar.

Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion.

l.

Sepse, siç e shprehëm më lart, dje u shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta.

Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë.

Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës.

Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha.

Gjithçka duket e kopsitur, se dhe fakti i spiunisë Meta kuptohej se ishte kërkim profesional i nivelit të lartë.

Kurse këta mjeranë po paguajnë këtu papagallë mediatikë që t’i mbrojnë. Dhe papagallët mediatikë dje u bënë mëse qesharakë. Se, siç duket, papagallët ende nuk e besojnë që gjigandi i kësaj kohe proshqiptare është në intensitetin e lartë të goditjes faktike, i cili kuptohet se po vjen nga Uashingtoni, dhe as nga Nikolla në parlament, e as nga Rama në Kryeministri.

Po korrupsioni i lartë politik në Shqipëri e di këtë fakt? E di, sigurisht që e di, por nuk ka kurajë që ta thotë botërisht, dhe po ha veten me dhëmbë.

ll.

Me këtë që po ndodh me këtë lloj denoncimi të ri, po të bëhet proces, shqiptarët do ndjejnë optimizëm dhe gëzim, sepse dje pati gëzim kudo në Shqipëri për dokumentimin perfekt të spiunisë Meta.

Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerrë  në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë.

Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar.

Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim  i ka detyruar shqiptarët të jetojnë  në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre.

Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni”, shkruan ai.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Një shekull marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Kim: Lë të na ndriçohet rruga për 100 vitet e ardhshme schedule 09:54 – 28 Korrik, 2022 link Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një postim në llogarinë e saj në Twitter me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Kryediplomatja amerikane kujton se më 28 korrik 1922 u ndez një pishtar. Sipas asaj që shkruan ambasadorja, shqiptarët e mbajtën ndezur flakën e këtij pishtari edhe gjatë ditëve të errëta të diktaturës. Ndërsa shprehet se ky pishtar do ta ndriçojë rrugën e dy vendeve edhe për 100 vite të tjera, Kim kujton se këtë mbrëmje do t’u bashkohet festimeve në Tiranë. YURI KIM NË TWITTER 1/2 On July 28, 1922, 🇺🇸 & 🇦🇱 established diplomatic relations. A torch was lit that day. Even through the dark days of dictatorship, brave Albanians keep the 🔥 alive. Today, that torch burns brighter than ever. Let it illuminate our way forward, together, for the next 100 yrs! pic.twitter.com/EuwvTui4vr — Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2022 /abcnews.al/ *Kryesore Aktualitet SHBA Shqiperi Yuri Kim Të ngjashme Çifti i njohur italian viziton Shqipërinë: Benzina kushton dhe restorantet janë të shtrenjta Çifti i njohur italian viziton Shqipërinë: Benzina kushton dhe restorantet janë të shtrenjta SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milion dollarësh në fushën e energjisë SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milion dollarësh në fushën e energjisë E rëndë në SHBA, 6-vjeçari qëllon aksidentalisht motrën e vogël dhe e vret E rëndë në SHBA, 6-vjeçari qëllon aksidentalisht motrën e vogël dhe e vret link

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

“Ja e vërteta e CEZ-DIA”, Lindita Çela i përgjigjet Kryemadhit: Unë çdo qindarkë e kam fituar me mund, ju duhet të bindni gjykatën

Gazetarja Lindita Çela, ka reaguar lidhur me deklaratën e Monika Kryemadhit, e cila akuzoi gazetaren se shkrimin e saj...

Vjosa Osmani dhe faktorët që dobësojnë Albin Kurtin

Shkruan Zef Ndreka Vjosa Osmani për 5 vite si Presidente e Kosovës, tregoi se ishte një përsonalitet që i...

Edi Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra..!

Shkruan Basir Çollaku Ndonëse lidhja me Mafian e qeverisë dhe kreut të saj është lemerisëse, pengmarrjen e fundit Edi...

Shqipëria, kur një artist i madh përqafon pushtetin, është një popull i tërë që zbulon plagën e tij

Shkruan Ermira Kondo, gazetare investigative e pavarur, mbrojtëse e të drejtave të njeriut Kjo nuk ka të bëjë me...